Ti mundesh akoma të gjesh mënyren për t’u rikthyer tek unë. Mbrëmë natën të kam parë ne enderr… Ishe ne breg te detit, era fershellente mes flokeve te tu, e ne sy kishe ende ndriçimin e perendimit te diellit… Mbetem i mahnitur duke te shikuar mbeshtetur ne gur. Sa e bukur je nje bukuri qe s’e kam gjetur ne asnje femer tjeter. Ngadale eci drejt teje dhe kur më në fund kthen veshtrimin e me shikon, kuptoj qe edhe te tjerët ishin mahnitur e po te shikonin. E njeh? Pëshpërisnin ziliqar, e ndërkohe qe ti me buzëqesh, pergjigjem me pastertine e te vertetes: Më shume se zemren time! Të arrij dhe te mbeshtjell me krahet e mi, rrethoj këtë moment me shume se cdo tjeter. Eshte momenti per te cilin jetoj, e kur ti i pergjigjesh perqafimit tim, leshoj veten ketij momenti. Më ne fund, serish kam paqe. Ngrej doren dhe te cek faqet nderkohe ti ul koken dhe mbyll syte.
Duart e mia jane të ashpra mbi lekuren tende te bute e per nje çast pyes veten nëse do te kthehesh mbrapsh (pendohesh), por e di qe s’do jete keshtu… Nuk e kam bere kurre e ne momente si keto, qe kuptoj drejtimin e jetes sime, unë jam ketu, per te të dashuruar, per te të shtrenguar ne krahet e mi, per të të mbrojtur. Jam ketu per te mesuar nga ti e te marr ne kembim dashurine tende… Jam ketu, sepse nuk ka asnje vend tjeter ku dua te jem!