Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Kur vij te ti
Kur të vij natën me dorë s’të prek
Me sy do të të ledhatoj në gjumë
Flokët përhapur mbi jastëk
Do t’i puth me mall aq shumë

E qeshura jote, gaz nëpër ëndërr
Mua menjëherë më pushtoi
Malli më djeg, po s’të prek dot
Edhe nga gjumi jo nuk të zgjoj

Do bëhem liman ku ti qetësisht
Të ankorosh gjinjtë dhe kurmin tënd
Në detin e gjerë të përpijnë stuhitë
Tjetër liman nuk gjen në asnjë vend

Advertisement

Kur të vij me dorë jo s’të prek
Me sy do të të ledhatoj në gjumë
Flokët e verdhë përhapur mbi jastëk
Më bëjnë të të dua edhe më shumë. Thodhori Cerro
Dashuri me telefon (poezi satirike)
Në derë të babait mbeti
Vjeç kaloi mbi dyzet
Mendon se zgjidhjen e gjeti
Nxori numrin në gazetë

Jam një vajzë njëzet vjeçare
Punëtore zonjë shtëpie
Jam e urtë si manare
Pa histori dashurie

Kërkoj një djalë për martesë
Të jetë i bukur si jam vetë
Punëtor dhe me besë
Jo më shumë se dyzet

Një djalosh i vetmuar
Ishte me babin në Kretë
Kur ishte duke udhëtuar
Gjeti lajmërimin në gazetë

Menjëherë telefonoi
Atë natë fare nuk fjeti
I gjori shumë shpresoi
Se shpirtin binjak e gjeti

Në dorë merrnin telefonin
Harronin për të pushuar
Që në darkë e fillonin
Mbaronin në të aguar

Shumë punonte qyqari
Po paratë s’i kishin duk
Të tëra i hante celulari
Nuk i ngeleshin as për bukë

Mbi dy vjet të dashuruar
Asnjëherë nuk ishin parë
Malli i kishte përvëluar
Flisnin vetëm me celular

Kur shkon djali në takim
Mendon se do shikojë një lule
Zemra si nuk i pushoi
Kishte përpara një mal me tule

Në vend nga habia ngriu
E kishte menduar ndryshe
Tani përpara vetiu
S’kishte një vajzë, por një gjyshe. Gjokë Shkurtaj Vlorë.
Mall dashurie
Dashuri, dashuri e thellë si deti
E lartë si mali,
Si të të përshkruaj ndryshe,
Ky pra është malli

Dashuri, lum kush të shijoi
Por nuk të lëndoi
Fjalë për ty shkroi
Ky pra është malli

Dashuri, pjesë e jetës ti je,
Si do të mohojmë
Kur me ty jetojmë
Ky pra është malli

Dashuri në këtë planet dashuri
Mijëra njerëz u bënë fli,
Se nuk të gjetën ty
Ky pra është malli.

Dashuri, e nxehtë si vullkani
Askush s’të pa me sy,
Por digjet nga zjarri
Ky pra është malli

Dashuri prushin nxjerr nga zjarri
Se të digjet xhani
Dhe nuk e ndjen dhimbjen
Ky pra është malli

Dashuri, më e ëmbla fjalë ti je
Me të ëmbël s’gjej mbi dhé,
Do të flas ashtu siç je
Ky pra është malli… Qerem Velaj Vlorë

Jashtë logjikës
Deti i egërsuar në k’të muzg me shi.
Kujtimet, si furtunë që nuk gjen qetësi
Trupit tim të lagur i mungoje Ti
Ti që ishe, je e do t’mbetesh dashuri…

Njerëz vinin-shkonin në k’të botë pa fre
Endrrat, një valixhe lënë diku, atje
Qielli i mbufatur merrte frymë nën re
Iku dhe një ditë! Një ditë që ti nuk je!

Muzgu i përhershëm për pak do bëhej natë
Malli im i mplakur zgjatej, hidhte shtat
Shpirti meditues kurrë nuk gjen rehat
E mungesës heshtja, bëhej më e gjatë!

Si ta largoj heshtjen antike
Mungesën tënde skizofrenike…
Mallit t’i jap nota muzike
Mos të të dua jashtë çdo logjike… Bledi Ylli
E çfarë?
I shkova natës gjer në fund
Munda dhe shiun, më nuk po binte
Kujtimin tënd s’munda ta mund
Madje edhe gjumin ai s’e linte…

Jakat i ngrita të mund të ftohtin
Duart në gji i lidha fort
E çfarë u bë? E munda motin
Ty prapë se prapë s ‘të munda dot! Bledi Ylli

Si munde
E mugët është drita
Që të përfytyron shkëlqyese
O Dritë!
Dhe e fshehta që mendja më gjurmon
Mister!
Atë që të solli këtu s’e rrok
Madje as emrin s’e meritoj t’i përmend
Da…
Për Kë?!
Po si?
Po pse?
Si munde të shkelësh dheun si mysafir
Kur duart e tua mbrunë tokën që mban?
Dashu…
Si munde të blesh me gjak dënimin tim?!
Dashuri
Si munde të më duash?
Hesht në terr si i çmendur, por, ah…
Jam i lumtur, i lumtur, i lumtur
Që të kam! Alban A.Arapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë është artroza?

Next Post

“Bidaai”: Aleku fsheh Sadnën

Advertisement