Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Filmat romantikë, armiku i lidhjes suaj!

 

 

“Dhe jetuan përgjithmonë të lumtur e të gëzuar”. Ky ishte fundi i çdo përralle të fëmijërisë sonë dhe fillimi i ëndrrave për çdo vajzë të vogël. Historia dihet: heroina e përrallës kalon momente të vështira, por në fund i fiton zemrën një princi të bukur, i cili ka hequr të zitë e ullirit për ta gjetur dhe bërë të tijën. Vazhdonin më pas përrallat në rini me filmat “Ditari i Brixhet Xhounsit” dhe “Gruaja e bukur”, etj. Do të mund të thosha me dhjetëra të tillë, por skenari është i njëjtë në të gjitha, kështu që po ndaloj këtu. Në linja të përgjithshme (dhe me ndonjë përjashtim të vogël aty-këtu), një vajzë njeh një djalë, por, për ndonjë arsye, ata nuk merren vesh bashkë. Megjithatë, mos u shqetëso, sepse pas një serie pengesash dhe vështirësish ata do të bien në dashuri me njëri-tjetrin dhe, të kapur dorë për dore do të vrapojnë të lumtur nëpër livadhe dhe fusha (të sfidoj të gjesh një çift që e ka bërë këtë në jetën reale).

Advertisement

Burrat janë akuzuar se ndikohen negativisht nga filmat sentimentalë, duke mos patur pritshmëri realiste në seks. Por, ne e kemi pyetur veten se si ndikojnë filmat romantikë në pritshmëritë që kemi në lidhjen tonë…

 

Le t’i marrim gjërat nga fillimi

Të gjitha gratë kanë ëndërruar një lidhje “të përkryer”, të kopjuar nga kinemaja, por pothuajse asnjëra prej nesh nuk e ka përjetuar atë në realitet. Në shumicën e rasteve zhgënjehemi kur partneri nuk bën ndonjë gjë romantike për ne, si të na ndjekë nga pas në mes të shiut, të lërë punën sepse i merr kohë nga lidhja, të mos flasë me shokët, sepse ata nuk na pëlqejnë dhe të sulmojë këdo që na flet keq, vetëm e vetëm për të na mbrojtur. Nëse ndonjë nga të mësipërmit të duket skenar i njohur, atëherë edhe ti je një nga viktimat e shumta të filmave romantikë. Nuk është keq të kesh pritshmëri të larta në lidhjen tënde dhe të duash më të mirën për vete, por duhet të jenë pritshmëri realiste, gjëra që mund të bëhen nga partneri. Për shembull, nëse partneri yt është njeri i mbyllur dhe nuk shprehet, nuk mund të presësh të të vijë poshtë dritares dhe të fillojë të bërtasë se të dashuron. Kujtohu se kështu e ke njohur dhe ke rënë në dashuri me të. Sigurisht, nuk them të mos shohësh më filma të tillë. Në fund të fundit janë shumë të mira për t’u parë një të shtunë në darkë, ku do të rrish në kolltuk dhe të mos bësh asgjë, ose për t’u parë me shoqet në kinema. Megjithatë, ka ardhur momenti të pyesësh veten nëse ata ndikojnë negativisht në lidhjen tënde.

 

Ato që na mësuan filmat romantikë:

Dashuria të lëndon dhe është e vështirë. Nuk janë të rralla rastet kur dashuria vjen në jetën tënde thjesht, por ti e sheh me dyshim, sikur diçka nuk shkon mirë. Truri yt është mësuar të mendojë se gjërat e mira në jetë vijnë pas vështirësive dhe mund të fitohen vetëm me luftë.

Veprimet e mëdha. Të duket një reagim i natyrshëm që dikush të mos hipë në momentin e fundit në aeroplan, sepse kuptoi që të dashuronte? Kjo sjellje, mbase është karakteristike për dikë që bën veprime të pakontrolluara dhe merr vendime të nxituara! Mos u mërzit nëse partneri që ke, nuk është gati ta kthejë botën përmbys për ty. Nga ana tjetër, ti je e sigurtë se do të bëje të njëjtën gjë për të?

I përkryeri. Në disa raste, krijohet përshtypja se partneri i përkryer është aty jashtë, por e ke ti fajin që nuk e ke gjetur akoma. Kjo është një lloj legjende urbane, të gjithë flasin për këtë, por askush nuk e ka gjetur ende. I përkryeri ndryshon sipas personave. Partneri yt mund të mos jetë princi i kaltër, por është i përkryer për ty.

Lidhja e përkryer. Të gjithë filmat japin një pamje të idealizuar të lidhjeve, por asnjëra nuk tregon se çfarë ndodh pas “perëndimit të diellit”. Kjo, sepse vjen fjala “fund”. Nuk është e tepruar të themi se, nëse do të kishte vazhdim për komeditë romantike, duhej, mbase, të tregonin edhe divorce. Kështu pra, mos u zhgënje nëse ti me partnerin grindeni vazhdimisht për gjërat që kanë lidhje me marrëdhënien tuaj. Lidhja kërkon punë dhe përkujdesje.

Seks fantastik. Kur themi fantastik, e kemi seriozisht. Çifti i filmit gjithmonë arrin të pajtohet në dhomën e gjumit. Kjo do të thotë se, nëse ti me partnerin nuk keni menjëherë kimi në seks, ti pyet veten nëse ai është i mirë për ty. Mos u nxito të zhgënjehesh. Shumica e çifteve kanë nevojë për kohë që të njohin njëri-tjetrin, të ndjehen rehat dhe të komunikojnë, bile edhe në shtrat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Tradhtoj pas krahëve të gruas e të shokut

Next Post

Kam rënë në depresion

Advertisement