Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju…

– Si dikur në 8 vjeçare, edhe tani që jam 62 vjeç, ti kujdesesh për trupin tim, gjendjen sportive. Të falenderoj fort, i dashur mësuesi im, i famshmi Vinçens Kaçagjeli, që edhe sot, del bën sport andej nga liqeni! Urime.

– Si vjen jeta, i dashur Shpëtim Omuri! Nga fëmijë të pafajshëm, me kapelen e Skenderbegasit në koken tonë, afro 62 vjeç. Ti vazhdon me atë saktësinë tënde dhe unë me librat e mi, me sa mundem. Shkembejmë jo rrallë biseda ku ka edhe kundështi mendimesh, por kjo është e bukura. Të dy kemi gjak begsi në deje, prandaj e duam fort njëri-tjetrin. Të përqafoj Shpëtim, puthi fort kalamajtë!

Advertisement

– Keto vajzat dhe gratë që mbajnë shami në kokë, gëzojnë një respekt gati hyjnor brenda meje. Një e kam në shkollë, yll e bukur, goca e shokut tim, Xhavitit. Në rrugë dhe emisione televizive, kam parë plot. Po, për Zotin, duke bërë vrap, nga liqeni, e pashë një, vetëm të mërkurën dt. 9/09/2015. Siç e kam tipin, i thashë: “Sporti dhe feja, nuk e kundërshtojnë tjetrën”. “Nuk të kuptoj”, m’u përgjigj anglisht. Ia thashë anglisht, atë që i thashë shqip kësaj kuvajtianeje aq të bukur. Po sytë… oh sytë, i kishte poshtë syzeve. Po… do ketë edhe ditë të vrenjtura dhe liqeni aty është, moj kuvajtiane e bukur që më kujtove titullin e një filmi “Dhe çudirat (apo telashet?!) s’kanë të sosur”. Gjithsesi, urime në shqip!

– Quhet Xhesika Ndoj. E njoh përmes një stacioni televiziv, ku ajo përditë këndon “Amor Bajlar”. Krejt normale, por mua si shkrimtar, më tërheq biopsikologjia. Domethënë, atë që pasqyrohet përmes tipareve. Përmes tyre, mësoj se është patjetër nga veriu, se ajo bukuri e egër, është kaq “bio”, se edhe po ta kesh mbiemrin Ndoj, mund të ekspozosh këmbët e bukura (Zot, sa të bukura!) dhe të këndosh një këngë me bazë latine. Epo, urime moj Xhesika Ndoj, por edhe këngën me çifteli, nuk ke pse ta harrosh!

– Të shoh herë pas here në TV dhe kënaqem, e dashur Olta Xhaçka. Sa herë e takoj babën, pyetja e parë është për ty. Po mua nuk më harrohet ai kryqëzimi i syve te “Sheratoni”, kohë më parë. “Olta të jetë kjo?”, mendova dhe ngaqë dyshoja nuk fola, kurse sytë e tu thoshin haptas: “Po ky, pse nuk flet?”. Gjithsesi, keto janë sende minore. Të uroj kaq fort për atë që je! Paç shumë fat edhe në jetën familjare! Të përqafoj, të fala Anxhelos!

– Kanë kaluar kaq ditë dhe nuk e harroj atë emisionin “Eko-Politikë”, ku donim të të kryqëzonin intelektualisht, ty, e nderuara Irena Beqiraj, Zv/ministre e financave. Njëri me cinizma, tjetri me sofizma, dy që të ndërprisnin pafundësisht. Por bënë autogol. Të siguroj që ke lënë një figurë kaq profesionale, tek ata që kanë dy fije mend. Urime! Kurse si femër që je, të them: Mbaj një hudhër, mos të të marrin mësysh. Të përqafoj, e dashur Irena, që duket se nuk e njeh as lodhjen, as ngurrimin, as pamundësinë!

– Janë ca figura që të mbeten në mendje, edhe sikur një herë t’i kesh parë. Mua më ka ndodhur me gazetaren televizive Gerta Duka. Vite e vite e vite më parë, e pata parë në Durrës, te televizioni në pronësi të A. Goresë. Pastaj tek UTV-ja pastaj… hiç, u “tret”. Epo, jam mësuar tani me këto gjëra, por një ditë të mërkure, me dt. 9.09.2015, e pashë përsëri në lajme. Po aq tërheqëse, edhe pse me një si nur gruaje mbi vete. Po ai zë, po ajo vetull e djathtë që ngrihet instiktivisht lart kur mbaron lajmin dhe sheh ngultas në kamera. Epo, ç’të them unë? Mirë se erdhe prapë në ekranin e mikut tim A. Veliaj, e dashur Gerta!

– I dashur Seit, shoferi “im” i ri i taksisë. Lus Zotin, që këtë fillim të mbarë plot korrektësi dhe humor të mbash edhe më pas, si ca ndeshje të Kombëtares që i humbasim në fund dhe… mos ma nda humorin zviceran dhe gjerman, që e njoh aq mirë. Puthi fort fëmijët, miku im Seit!

– Ti që e njeh kaq mirë botën e detit, e di se sa shumë lumturohen marinarët e Balenibrave, kur hasin në një balenë të bardhë. Por, në bashkëbisedimin e përditshëm “Mobi Diku” është transfiguruar në funksion të një njeriu me veti të rralla… A është e nevojshme ta vazhdoj më, miku im kaq fisnik, Elidon Rugia? Të përqafoj fort dhe të falënderoj për ndihmën që më dhe për vajzën!

– …Mor po doja të ikja, ta fikja me vrull televizionin, se buka po më priste. Mirëpo thotë latini: “Semper aliqis haert” (Gjithmonë diçka të pengon). Ishin sytë e tu Matilda Meçini (në mos gabofsha). Sa sy të bukur! Jo! Sy të bukur dhe paqësore. Sa sy të bukur! Sy të bukur dhe aspak cinikë. Dhe ato syzet e përkryera aq në harmoni. Kjo është drejtuesja e emisionit “Një ditë me…” aty te Agon Chanel, që më mrekulloi mua plakun gjatë moderimit të një reportazhi te “Geraldina Sposa”. Lus Zotin të pimë një kafe kur të vij te Tonini, miku im, presidenti i “Ardenos”. Deri atëherë? Paç shumë lumturi dhe gjithmonë. Isha edhe unë “Një ditë me” dy sy magjike. Në fakt, dy se e pashë edhe në ritransmetim të premten, dt. 11/09/2015. Urime, gocë e mrekullueshme.

– Nganjëherë mendoj se aty te Liqeni duhen dy-tre kronistë të shënojnë ngjarjet se jeta aty ka vërtet risi. Ja, kjo dadoja, me 5 unaza dhe byzylyk mban një vajzë të vogël, bën edhe vetë ushtrime dhe mburret se fëmijët i ka të rritur. Pastaj takimet aq pranë me A. Stefanin dhe K. Islamin, që më prezanton një diplomatin tonë në Francë, me të cilin kënaqem duke folur frëngjisht. Dhe qenka edhe “çun Elbasani”. Pastaj, kulmi i asaj të shtune 12/09/2015: Një çift në mesomoshë, që lexojnë të dy libra aty buzë liqenit. Që në sabah! E, mor liqen, mor liqen që mezi të kemi! Se ja ku janë edhe këta dy kolopucat që i kanë mbushur apo jo 1 vjeç, i braktisin kanocat e tyre dhe “zaptojnë” një stol, duke qeshur, ashtu siç qeshin engjëjt. Rrofsh o liqeni ynë!

– Tani do të kemi një Akademi Sigurie me dy fakultete, me program si ato të akademive amerikane. Kjo do t’i bëjë policët më simpatikë dhe të respektuar në sytë e taksapaguesve. Ndërkohë, e di që ti miku im Bilbil Mema e mbështet me shpirt këtë zhvillim. Urime të sinqerta!

– Në pamje të parë duket sikur nuk ka motiv për urimin. Kështu, janë dy miq që bëjnë ecje dhe vrap, andej nga liqeni, së bashku. Jo gjithnjë bashkë, po plot herë. Po! Quhen Omer Stringa dhe Bujar Leskaj. Ndërkohë sensorët e shpirtit tim hapen, sepse… Të dy i kam miq. Kam shkruar pë të dy. Njërin e kam patur edhe pedagog, ndërsa Bujari është një pasionant i madh i librave, përveçse është pedagog dhe Kryetar i KLS-së. Kjo puna e të bërit sport, në të vërtetë, të bën më Njeri. Përditë, pa u kuptuar, po kështu është. Prandaj sensorët e mi “kanë” të drejtë dhe unë i uroj fort këta njerëz të mrekullueshëm të Shqipërisë, të mos i ndahen magjisë së liqenit. Urime!

– Urimin e fundit e kam për mikun tim Shpëtim Arbana. Marr shkas jo nga takimi me Andi Bejten po nga ai, kur të pashë në rrugë që i kishe hedhur krahun djalit më të gjatë se ti. Dhe qe i vogli. Ej, Shpëtim, ta dish sa më lumturon ky zgjatim i jetës, nga ne te fëmijët. Unë për vete kam një nevojë ulëritëse që të bëhem gjysh. Për këtë radhë, këtë urim e kam për ty, miku im i vjetër i punës me Rininë dhe i afërm i Hakiut të paharruar. Urime, Shpëtim Arbana!

 

 

Përshëndes Bledi Yllin, Ylli Jahon, Aida Prevezin, Angelina Ndojin, Alban Arapin, Ollgen farmacisten etj. që janë pjesë e rubrikës “Poezia Juaj”. Ju uroj nga zemra fundjavë të këndshme dhe komplimente për poezitë tuaja, që i keni shumë të bukura. Me respekt, Xhelozja e Nardit.

Përshëndes Marsianien, Lorenën, Violën, Jetmirin, Rildin, Sajmirin, Bashkimin, Lozonjaren etj. Nga Xhelozja e Nardit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Dhe jemi të dy...

Advertisement