Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Kanal i pisët
– Kam parë në ëndërr një kanal të madh i cili ishte i bllokuar dhe i pisët. Unë e pastrova dhe filloi të dilte ujë i rrjedhshëm. Çfarë do të thotë? Faleminderit.
– Nëse keni një problem që ju ka përndjekur për një kohë të gjatë, tashmë do të marrë fund dhe gjërat do të kthjellohen në jetën tuaj. Çdo gjë do të qartësohet dhe ju do t’ia dilni mbanë me aftësitë tuaja.

Merimangë
– Kam parë në ëndërr sikur isha në dhomën e burrit tim dhe papritmas, u shfaq një merimangë e madhe e cila nga frika se do ta mbysja, vrapoi drej derës. Dera ishte me çelës, unë shkova t’ia hapja. Nuk doja ta vrisja. Ndërsa afrohesha, pashë se ishte një mashkull në vend të merimangës dhe frikësohej aq shumë prej meje se do ta lëndoja sa qante me zë. E dëgjoja edhe vajtimin e zërit të tij.
– Merimanga në ëndërr regon ardhjen e një periudhe të sikletshme për atë që e shikon. Keni ndjesinë sikur po mbyteni brenda jush, nuk ndiheni e lirë që të shpreheni. Ju dëshironi të shpreheni, të dilni nga rrjeta e mendimeve në të cilat keni rënë, por përsëri keni frikë. Merimanga, përveçse rrethit vicioz në të cilin gjendeni, ju përfaqëson po ashtu juve. Në njëfarë mënyre, me qëndrimin tuaj keni lënduar edhe dikë që e keni shumë afër. Ky mund të jetë partneri juaj ose dikush që e konsideroni të rëndësishëm. Ka ardhur koha të flisni hapur. Nëse keni diçka për të thënë, ky është momenti.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të dua...

Next Post

5 frikërat më të zakonshme në një lidhje

Advertisement