Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

TESTAMENTI
Për tim bir

Po të nis këto vargje, biri im,
e vetmja pasuri që trashëgoj.
T’i deshifrosh të duhet durim,
o shtatëvjeçari im, të mundoj.

Por do vijë një ditë, do jesh rritur,
në mëngjes herët do nisesh diku…
Dielli krejt botën do ketë përndritur,
dhe trojet ku lindën të parët e tu.

Advertisement

Një ditë mund t’i biesh përqark botës,
ndofta ku s’shkeli këmba njerëzore…
Por mos harro kurrë të bukurën e Tokës:
trojet plot magji arbërore!

Pa mund të të tërheqë drit’ e praruar,
mundet një ditë t’ia kalërosh Hënës.
Do bëhesh banori i saj i uruar
po i ligjërove veç në gjuhën e Nënës.

Një ditë mund të bëhesh edhe president,
a kryeministër mund të bëhesh një ditë.
Por mos harro, bir, këshillën-testament:
– Me njerëz e gurë fol SHQIP. Skënder Lazaj

Deti dhe ne

Teksa flije në krahët e mi
Deti çmendej nga zilia
Dallgët përplaste me mani
Toka digjej nga nxehtësia

Teksa flije në krahët e mi
Diell pasioni përvëlonte
Ofronte ëmbël dashuri
Dashuri ëmbël ofronte!

Sa e vogël më dukej bota
Aq sa e mbaja në krahët e mi
Këtej zhurmë e fjalë të kota
Përballë detit plot zili

E unë flija në heshtjen tënde
N’heshtjen time flije ti! Bledi Ylli

Do të iki, por

E dashur do të iki, por
Ti mos mbaj mëri të kota
Nuk do ketë më tonat orë
Edhe pa ne do të rrojë bota…

Do të iki e dashur, por
Mos rri mbështetur në dritare
E përlotur t’ma bësh me dorë
Në mundsh mos më shih fare!

Do të iki e dashur, them
Ti ngriji sytë edhe shikomë
Po munde lexomë si një poemë
Edhe në mundsh… në mundsh, ndalomë!

E dashur do të ik’, nxituar
Thuaj një fjalë dreqi e marrtë
Ngri një mur për t’më ndaluar
Do ta quaj… muri i artë!

Po iki e dashur me dilemë
Dëshira, frikë bëhet për mua
Sepse thjesht ajo që them
S’është vërtetë ajo që dua! Bledi Ylli

Puthja
Puhizë pranvere mbledhur aromat
ndjeva buzëve ngjyrë manushaqe
aty buzë detit vorbulla s’njeh mosha
kristale kripëzash mbetur në faqe.
Deti s’më ndali të puthja dy buzë
dy buzë të ëmbla nektare mbuluar
bletare mëngjesit, gjumë s’fle kurrë
aromë lëndinash ndër hoje mjaltuar.
Stinët t’i putha buzës njomëzake
të ftohtin dimër e largoi pranvera
vera më dogji si prushi i një vatre
frutdashurie puthjesh fali vjeshta.
Frutputhje shijova buzës ciphollë
deti sa rreket të na rrëmbejë në gji
puthja vjeshtake thotë dashuromë
dashuromë, më thoshte zemra për ty. Pullumb Ahmeti

Gjuha jote ngjan me shiun
Me kanarinat bisedova sot
u deha me aromën e mollëve të ëmbla
me varkë shëtita buzë liqenit me miqtë e mi
askush nuk e plotësoi këtë zemër si ti!
Pranova që di të gjitha gjuhët
të kafshëve,
të zogjve,
të peshqve,
e të njerëzve,
vetëm gjuhën tënde nuk munda ta pranoj
as ta kuptoj,
ah… dua shumë atë gjuhë ta mësoj!
Gjuha jote i ngjan shiut që bie
sa duket i qetë,
sa bëhet rrebesh,
pas pak pushon,
sapo qetësohet shpirti im,
ai më egërsisht fillon!
Kështu edhe gjuha jote
shpirtin ma torturon! Ylli Jahaj

Heshtje
Heshtje, sërish heshtje pa shpirt
as lajm, as fjalë, asnjë letër e ardhur.
Sy që verbohen pa parë dritë,
puliten dhembshurisht në të zbardhur.
Heshtje, akoma heshtje e mjerë.
Asnjë zë, asnjë fëshëllimë e mekur.
Sa mirë do ishte, nganjëherë
të kthehej zemra në hekur! Angjelina Ndoj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gena: Kam filluar ta frenoj veten

Next Post

E tradhtova burrin me doktorin

Advertisement