Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Magjistari dhe shkopi
– Kam parë në ëndërr sikur takova një magjistar i cili mbante një shkop ku kishte të pikturuara shumë kafshë mistike, por më shumë gjarpërinj, zvarranikë dhe gjëra shumë të shëmtuara. M’u afrua, më drejtoi shkopin, nuk fliste, por diçka bënte. Di që u ndjeva shumë keq në ëndërr dhe mundohesha t’i ikja, por nuk ikja dot. Nga frika u zgjova nga gjumi. Pres një përgjigje, ju lutem. Faleminderit.
– Magjistari në ëndërr përgjithësisht përfaqëson të keqen dhe shkatërrimin. Konkretisht, nëse keni patur disa ide apo plane në këtë periudhë, ëndrra tregon që nuk do t’ju ecin ose do ta keni të vështirë t’i çoni përpara, për shkak të disa komplikimeve. Kini kujdes gjithashtu nga njerëzit që ju rrethojnë sepse mund t’ju tradhtojnë nga momenti në moment. Do ishte mirë që ju në këtë periudhë të mos merrni asnjë vendim dhe të reflektoni përpara se të veproni, sepse fati nuk është në anën tuaj. Ama, kjo vlen vetëm për disa ditë, sepse çdo gjë është kalimtare.

Një djalë i shkurtër
– Kam parë në ëndërr sikur një djalë më i shkurtër se unë, më mori dhe më çoi në familjen e tij. Aty ndodhej babi im, që fliste shumë. Ndërkohë që unë hyra, u ngrit mamaja e djalit dhe më përqafoi. Çfarë kuptimi ka ëndrra ime, ju lutem? Aleksja.
– Ëndrra juaj tregon dëshirën tuaj për të patur një lidhje serioze. Sigurisht, në një të ardhme jo shumë të largët ju do të arrini atë çfarë dëshironi. Mjafton ta dëshironi me forcë një gjë të tillë dhe universi do të punojë për ju. Ëndrra tregon fat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Barak Obama: “Ju, shqiptarët, ta plasni të vërtetën në sy!”

Next Post

Më tradhtoi në moshën 50 vjeçare!

Advertisement