Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Edita Sopjani: Bukuria s’të jep mend!
Sergio: Bëj klipe luksoze, por jetën s’e kam të tillë
Krijimet tuaja...

Sergio: Bëj klipe luksoze, por jetën s’e kam të tillë

Ai veçohet edhe si djali që u kushton rëndësi financiare dhe cilësore klipeve të tij. Mjafton të shikoni klipet e tij “Emanuela”, “Pantera”, “VVithout you”, “Delisia” apo tani në fund “I just vvanna say” dhe do të bashkoheni me mendimin tonë. Por, pavarësisht përshtypjes që jep; si një djalë i pasur dhe indiferent, teksa bisedon me Sergion zbulon se është një djalë me këmbë në tokë dhe që mendon se paraja nuk është gjithçka në jetë. Kjo intervistë, jo pa shkak vërtitet rreth parasë, që Sergio të na zbulojë jetën që bën, marrëdhënien që ka me paranë, si dhe pse zgjodhi që klipin e fundit ta xhirojë në Dubai…

Mia. B: – Sergio, këtë herë, për klipin tënd është folur shumë para se të dalë… Pse?
Sergio: – Ndoshta sepse para se të publikoja “I Just VVanna Say”, isha nga të paktët, për të mos thënë i vetmi artist që për këtë verë nuk kisha publikuar asnjë projekt muzikor.
– Ndër të tjera është thënë se klipi ka kushtuar shumë shtrenjtë… Sa ka kushtuar ai në të vërtetë?
– Ku ka zë, s’është pa gjë! (Qesh) Kujdesem në maksimum për çdo detaj të projekteve të mia dhe të njëjtën gjë bëra edhe këtë herë. Nuk është aspak etike që të përmendim shifra konkrete, por ju siguroj që është projekti më i shtrenjtë në të cilin kam investuar.
– Ai është realizuar në Dubai, që është një ndër vendet më të pasura të botës. Cilat pjesë të xhirimeve kanë kushtuar më shumë?
– Me organizimin e xhirimeve është marrë regjisori Aleksandër Princ. Ai është i vetmi në llojin e vet dhe e finalizon gjithçka në perfeksion. Nuk mund të veçoj në këtë drejtim…
– Pjesa e hedhjes me parashutë besoj se është pjesa që të ka mbetur më shumë në mendje… Më trego, si e përjetove? Ajo hedhje, më tepër të ngjalli frikë apo adrenalinë?
– Është adrenalinë e papërshkrueshme. (Buzëqesh) Në momentin që vendos të hidhesh, nënshkruan kontratë me vdekjen dhe, kur je në lartësinë 4-5 mijë metra, thua me vete: “Çfarë po bëj?”. Jam krenar që jam i pari shqiptar që pjesë të xhirimeve kam edhe hedhjen nga SkyDive Dubai.
– Ç’më thua për Dubain?
– Është vendi ku nuk do të mund të jetoja më tepër se 10 ditë.
– Çfarë u tregove atyre për Shqipërinë?
– Vajzat protagoniste në klip ishin shumë kurioze të dinin për Shqipërinë. Më pyesnin pa pushim për vendin dhe jetën që bëhet këtu. (Buzë qesh)
– E ke menduar veten në rolin e një sheiku?
– Më pëlqen të jem Sergio.
– …por nëse do ishe i tillë dhe do vendosje të bëjë një investim në Shqipëri, çfarë sektori do zgjidhje?
– Le t’ia lëmë kohës…
– Zakonisht, këngëtarët paraqesin nëpër klipe një jetë luksoze, por a e bëjnë ata jetën e vërtetë të tillë?
– Nuk mund të flas në emër të këngëtarëve të tjerë, por për veten them se unë jam Sergio dhe bëj një jetë më se normale.
– A bëhet jetë lukzoze vetëm me anë të muzikës?
– Sigurisht që mund të bëhet. Në Shqipëri ka këngëtarë të tillë.
– Çfarë ka luksoze jeta që bën vetë Sergio?
– Faktin që njerëzit mendojnë se bëj një jetë të tillë. (Qesh)
– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
– Më pëlqen të sjell atë që dua dhe atë që mendoj. Vlerësimin e jep publiku, të cilin përfitoj nga rasti ta falënderoj për përkrahjen.
– Nëse vetëm për një ditë do të bëje jetën e një personi të varfër, për çfarë do të të bënte të reflektoje më tepër?
– …që leku nuk është gjithçka. Një njeri me zemër të pasur, bën jetë të pasur.
– Duke qenë se materializmi ka zënë vend kryesor edhe në marrëdhëniet e dashurisë, ke frikë se vajzat mund të “dashurojnë” pasurinë tënde?
– Njeriu dashurohet me njeriun, jo me paren.
– Po ty, çfarë do të të bënte ta dashuroje një vajzë?
– Akoma nuk e kam gjetur këtë përgjigje te vetja. Jam i dashuruar marrëzisht me muzikën dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka për të.
– Thonë që “kur uria futet nga dera, dashuria del nga dritarja”…
– Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë shprehje. Falë Zotit dhe punës së familjes, ia plotësojmë kushtet vetes për ta larguar urinë nga dera jonë. (Qesh)
– Vajza që ke aktualisht në krah, është e pasur?
– Nuk e shoh për paren; më bën të ndihem mirë.
– Më mirë një jetë apo një zemër e pasur?
– Mendoj se zemra e pasur, bën një jetë të pasur.
– Nëse vë përballë femrat arabe me ato shqiptare, ç’do të më thoje për secilën prej tyre?
– Femrat arabe janë mister për vetë faktin që rrinë të mbuluara me perçe, ndërsa femrat shqiptare janë vlerë për vendin tonë.
– Jo pak herë këngëtarët u kanë kushtuar këngë edhe parave. Mendon se je i vetmi që ende nuk e ke bërë një këngë të tillë?
– Unë përfaqësoj zhanrin R&B. Ndoshta në një tjetër pikë do të flasim edhe për paranë.
– Xhej Z mbahet si një ndër reperat më të pasur në Amerikë. Nëse ti do ishe Xhej Z në Shqipëri, mendon se do të mbaje vendin e tij?
– E vlerësoj Xhej Z-në për atë që ka arritur në jetë. Unë mbaj vendin e Sergios në Shqipëri dhe në botë dhe jam krenar për këtë fakt.
– Nëse do të zgjidhje të bëje bamirësi, ku do bëje?
– Kam qenë i ftuar disa herë në koncerte bamirësie. Janë ftesa të cilat nuk mund t’i refuzoj, kur nuk kam angazhim tjetër.
– Çfarë ta prek zemrën?
– Diçka reale.
– Nuk mund të rrija pa të pyetur edhe për faktin që edhe në këtë klip, si në klipet e tua të para, njëra ndër vajzat figurante është me ngjyrë. Do të thotë kjo që të pëlqejnë vajzat me ngjyrë?
– Më pëlqen çdo femër e cila mund të quhet me plot gojën e tillë.
– Cilit shtet ia kë vënë syrin për të realizuar klipin e radhës?
– Vendin po e le surprizë. (Buzëqesh) Kur të vijë koha do bëhet edhe zbulimi i radhës. Gjithçka është gati, thjesht po i lëmë kohën e nevojshme këngës “I Just vvanna Say”…

– Veshja më e kushtueshme që ke?
– Veshjet e mia nuk janë shumë të kushtueshme.
– Pushimet më të shtrenjta?
– Vitin e kaluar, në Turqi.
– Lloji i celularit që mban?
– Blackberry.
– Makina që ke?
– Kemi mjaftueshëm makina në familje. Qarkulloj me makinën që është e lirë për momentin.
– Sa para harxhon gjatë një dite?
– Çdo ditë në jetën time është ndryshe dhe asnjë ditë nuk mund të ketë të njëjtin çmim.
– Ka ndonjë person që ende të ka para borxh?
– Të marrësh dhe të japësh para borxh nuk është ndonjë çudi. Po, ka. (Buzëqesh)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Edita Sopjani: Bukuria s’të jep mend!

Next Post

Krijimet tuaja...

Advertisement