Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Reforma reale” per ligjin e nenshtesise

“Reforma Reale” eshte nje organizat joqeveritare e jofitimprurese e themeluar me 06/09/2013 me seli kryesore ne Tirane . Kjo organizat gezon me ligj te drejta te plota per te vepruar jo vetem ne Shqiperi dhe Greqi, por ne te gjitha shetet antare te BE-s Organizata “Reforma Reale, dega Greqi”, me date 25/09/2015 organizoi konferencen me teme “Nenshtetesia dhe Brezi i dyte. Kjo konference kishte te bente me trajtimin e

ligjit per dhenien e nenshtetesise femijeve qe kane lindur ne Greqi dhe atyre te brezit te dyte, ligj i shumepritur nga bashkatdhetaret tane. Konferenca u drejtua nga ish-drejtoresha e UNESCO-s Znj. Georgia Parasku. Konferencen e hapi Presidenti i “Reformes Reale” zoti Gylsen Zhllima i cili pasi beri te ditur misionin e kesaj organizate, arritjet dhe qellimet e saj, shprehu opinionin e tij dhe te organizates per ligjin e dhenies se Nenshtetesise. Ne fillim te fjales se tij zoti Zhllima prezantoi para publikut edhe Kyesin e “Reformes Reale Dega Greqi” me kryetare Brunilda Lika, kryetar plotesues Brian Gjini , nenkryetar i pare Ferdinand Jorgo, nenkryetar i dyte Irfan Abazi, sekretare per marredheniet me publikun Sonila Mehillaj, sekretare per programet europiane Eliana Kuqo, dhe sekretare per ceshtjet kulturore dhe rinine Ilsa Tina Mane.

Ne vazhdim fjalen e mori Zv. Kryetari i deges Shqiperi, Ardian Xhemali, i cili pershendeti ne emer te kryesise, dega Shqiperi.

Advertisement

Ne konfernce e morren fjalen edhe pjestaret e panelit te perbere nga intelektuale dhe personalitete te rendesishme te fushave te ndryshe. Nje nder personalitetet te panelit qe u ndoq me interes ishte perfaqsuesja e kryebashkiakut te Athines zotit Kamino, zonja Anastasiu Elena e cila gezon detyren kryetare e njesise 1 te bashkise se Athines. Nje tjeter personatitet i larte ishte Keshilltari i kryeministrit Grek, Stavros Karagunis, i cili theksoi rendesine dhe rolin e emigranteve shqiptare ne zhvillimin ekonomik dhe rolin e tyre ne forcimin e mardhenieve te dy vendeve Greqi-Shqiperi. Ai i premtoj emigranteve shqiptare nje mbeshtetje me te madhe, duke i ftuar ata te behen pjese e parties SIRIZA me synim qe te trajtohen ne menyre efikase problemet e emigranteve. Gjithashtu nga kryesia e forces politike SYRIZA pershendeti dhe zonja Sotiria Liakaki duke shprehur gadishmerin per te bere me te miren e mundshme per komunitetin Shqiptar.

Nje tjeter pjesmares i rendesishem ishte dhe perfaqsuesi i PASOK, zoti Vasilis Hronopulos. Z. Hronopulos rikujtoi edhe nje here perpjekjen qe ka bere PASOK-u ne vitin 2011 per te dhene nenshtetesin emigraneteve te brezit te dyte, por mazhoranca qe erdhi ne vazhdim ne pushtet e shfuqizoj kete ligj duke e quajtur antikushtetues. Po ashtu ai theksoj qe ajo force politike ka qene dhe eshte gjithmone e gatshme per te drejtat e emigranteve. Pervec personaliteteve te lartpermendur ishte dhe avokati i mirnjohur, Giannis Cibukidis. Fjalimi i avokatit ishte teper interesant per faktin se beri analize te hollesishme te gjitha paragrafeve te ligjit per “Nenshtetesine” . Pervec kesaj ai tha se jam i hapur te degjoj dhe te jap keshilla ligjore per te interesuarit” .

Nje tjeter i ftuar ishte dhe kryetari i federates se shoqatave Shqiptare ne Greqi, Etmond Guri. Ai falenderoi ne emer te komunitetit Shqiptar qeverin e re qe beri te mundur kete te drejte per emigracionin. Sigurisht ne kete aktivitet nuk kishte se si te mungonte perfaqsuesi i Republikes se Shqiperise, Ambasadori zoti Dashnor Dervishi. Ambasadori shprehu kenaqesin per perfaqsuesit e forcave politike te ndryshme dhe te kishes Greke qe ndodheshin te pranishem ne salle. Ai tha se Shqiperia dhe Greqia jane jo vetem dy vende fqinje por dhe me shume karakteristika te perbashketa. Tashme Greqia ka treguar qe eshte nje vend me tradita te vjetra demokratike dhe kapercimi i krizes greke te viteve te fundit tregoji se sa te thella i ka rrenjet demokracia ne Greqi. Ketu pasojat sociale dhe politike te saj ajne shume me te vogla se mund te kishin qene neqofte se kjo krize do te prekte cdo vend tjeter te botes.

Nje tjeter prani e rendesishme ishte dhe perfaqsuesi i kryepishkopit te kishes ortodokse te Greqise. Ai theksoj se kisha eshte shepia e te gjithe njerzve pa dallim rrace, gjinie, feje, apo ngjyre dhe shprehu kenaqesin qe me deshire te zotit me ne fund emigrante do te gezojne nje te drejte qe ju takon. Ai me shenjterine e tij bekoi komunitetin shqiptar ne salle, ate pranishem dhe jo te pranishmit.

Konferenca vazhdoi duke mare fjalen personalitete te tjere si Evagelos Spinsakis, perfaqesues i organizatave joqeveritare ne Greqi dhe Ardian Daullja Kryetar i UNION-it. Dy zotrinjet theksuan se kane qene e do te jene edhe ne vazhdim ne krah te komunitetit shqiptar duke shprehur dhe falenderimet e tyre mazhorances greke qe beri te mundur dhenien e nenshtetesis.

Te pranishem ishin dhe kryetar e antare te shoqatave shqiptare te ndryshme ne Greqi, te shoqatave Greke , pedagoge grek te universitetit Pandio dhe kolegjit te Nju Jorkut, kryetari i unionit te avokateve Greqi-Rusi etj. Ne mbyllje te konferences presidenti Gylsen Zhllima mori serisht fjalen duke falenderuar te gjithe te panishmit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mirela Ç.: Familja më dhunoi e më nxori jashtë sepse jam lesbike

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement