Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si bëhet testamenti?

– Përshëndetje, zoti avokat! Jam një mësuese nga Durrësi. Do t’ju falënderoja shumë nëse do të më ndihmonit me përgjigje për disa pyetje: Testamentet bëhen vetëm nga noterët apo ato mund të bëhen edhe nga avokatët? Testamentet janë tip, apo mund të hartohen si dua unë, në bazë të rregullave ligjore apo të noteres? A është e ligjshme që noteri t’i japë kopje të testamentit personit që bën testamentin? Kjo, me dëshirën e personit, që ai t’u japë nga një kopje përfituesve nga testamenti (kur të gjithë janë gjallë). Çfarë ndodh nëse një gjë e tillë është e paligjshme? Pasuria e tundshme a lihet me testament, pra, e kam fjalën për lekët në llogaritë bankare?
Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje zonjë, ju falënderoj shumë që më keni kontaktuar në rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Le t’u përgjigjemi me radhë pyetjeve tuaja.
– Testamentet bëhen vetëm nga noteret apo mund të bëhen edhe nga avokatët?
– Sipas Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, testamenti bëhet në dy forma: ollograf dhe me akt noterial. Pra, testamenti ollograf shkruhet tërësisht me dorën e testatorit dhe avokati në këtë rast, mund t’i japë këshillim testatorit se si ta përpilojë. Ndërsa testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi, në prani të noterit.
– Testamentet janë tip, apo mund të hartohen si dua unë, në bazë të rregullave ligjore apo të noteres?
– Testamentet janë në dy forma dhe përpilohen në bazë të rregullave. Testamenti ollograf: Testamenti ollograf shkruhet tërësisht me dorën e testatorit duke vënë datën dhe nënshkrimin e vet. Data e testamentit duhet të tregojë ditën, muajin dhe vitin. Nënshkrimi vihet në fund të disponimeve. Personi që nuk është i zoti të lexojë dorëshkrimin e vet, nuk mund të bëjë testament ollograf. Personat që nuk dëgjojnë (shurdhë) ose që nuk dëgjojnë e nuk flasin (shurdhëmemecë), mund të disponojnë me testament ollograf ose me testament të marrë nga noteri, sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për noterinë”. Testamenti ollograf mund të depozitohet te noteri për ruajtje sipas dispozitave për depozitimin e dokumenteve në noteri. Testamenti me akt noterial: “Testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe nënshkruhet nga trashëgimlënësi në prani të noterit. Kur trashëgimlënësi nuk di, ose për shkak sëmundjeje ose të metash fizike nuk mund të nënshkruajë, testamenti nënshkruhet sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për noterinë”.
– A është e ligjshme që noteri t’i japë kopje të testamentit personit që bën testamentin?
– Patjetër që është e drejtë dhe e ligjshme që personi i cili nënshkruan testamentin ose testatori, të ketë një kopje të testamentit të tij.
– Kjo, me dëshirën e personit, që ai t’u japë nga një kopje përfituesve nga testamenti (kur të gjithë janë gjallë)?
– Testatori mund t’u japë edhe kopje përfituesve të testamentit, nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë.
– Çfarë ndodh nëse një gjë e tillë është e paligjshme?
– Nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë, kjo mbetet në dëshirën e testatorit. Nga praktika ndodh që testatorët nuk u japin kopje përfituesve të testamentit. Kodi Civil përcakton edhe shfuqizimin e testamentit nëse përpilohet një testament i ri, pra, testamenti i fundit ka fuqi juridike.
– Pasuria e tundshme a lihet me testament, pra, paratë në llogaritë bankare?
– Çdo pronë e tundshme apo e patundshme mund të lihet me testament, përjashtim nga kjo nuk bëjnë as të hollat.
– Së fundmi, uroj të keni marrë përgjigjen e duhur. Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Agron Duka: OSBE para drejtësisë!

Next Post

A i plotësoj kushtet për pension të parakohshëm?

Advertisement