Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Menopauza ia shkakton këto?

– Doktor Agroni, motra ime, e cila është më e vogël se unë, 45 vjeçe, vuan shumë prej stresit dhe ka shumë ankth. Ajo është bërë shumë pesimiste, ka shqetësime me kokën etj. dhe nuk bën dot asnjë punë. Më duket se është në fillim menopauze, sepse herë i vijnë, herë nuk i vijnë menstruacionet. Çfarë na këshilloni?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Përsa i përket motrës tuaj, mendoj se ajo vuan nga një “neurozë e ankthit”. Kjo situatë ndodh në subjekte me sistem nervor të ndjeshëm, që në situata të caktuara kanë kriza e ankth, të shoqëruara edhe me ndryshime të tilla si rrahje të shpeshta të zemrës, frymëmarrje e shpeshtë, skuqje e zverdhje të herëpashershme, mimikë që shpreh frikë, alarm etj. Këto gjendje favorizohen edhe nga disa ndryshime hormonale, siç ndodh në periudhën e klimaksit ose para fillimit të saj. Në këto raste, këshillohet që të konsultoheni me një mjek neuropsikiatër në rrethin ku banoni ose me një gjinekolog. Si mjekim paraprak, mund të rekomandoja që të marrë:
– Anafranil 25 mgr. 2×1/2 kokërr 8.00-18.00 (ose citalopram 20 mgr. 2×1/2 kokërr).
– Loram 1 mgr. 1 kokërr po në mbrëmje, ora 21.00.
– Sol Tomotil 10 ml. 1 flakon, të pihet nga goja me ujë, në mëngjes, çdo 2 ditë.
– Sol Energu 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, nga goja me ujë, në mëngjes. Kështu, motra juaj gradualisht, do të dalë nga ajo gjendje e do të kthehet në normalitet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam frikë ta përdor viagrën

Next Post

E dëmton aspirina stomakun?

Advertisement