– Jam një grua 38 vjeçe dhe kam problem me krahët, i kam shumë të shëndoshë, dhe unë doja disa ushtrime për ti dobësuar krahët. Nuk më pëlqejnë fare sesi i kam, ndaj pres ndonjë sugjerim nga ju. Faleminderit.
Mario instruktor: – E nderuar zonjë e kuptoj shqetësimin tuaj, dhe dobësimi i krahëve nuk është aq i lehtë sa duket në pamje të parë. Do shumë punë dhe durim, sigurisht dhe vullnet. Mund të ndiqni dietë, bini në peshë, por krahët nuk ndryshojnë, ato ngelin po ashtu, biles dhe më keq akoma sepse varen shumë tulet. Ndaj për krahët sugjerohen ushtrime tonifikuese. Ushtrimet i krahëve kanë lehtësinë se mund t’i bëni edhe në shtëpi, pa qënë nevoja të shkoni në palestër. Mjafton të keni disa pesha gjer në 5 kg, ose dhe më pak dhe të ushtroheni në shtëpi. Për të dobësuar krahët, pa u rrezikuar nga ndonjë surprizë e keqe, zgjidhja është që të bëni ushtrime të posaçme vetëm për zonën e krahëve, për t’i tonifikuar ata, deri në atë pikë sa të përmirësoni masën muskulore. Pra, e rëndësishme është që në momentin kur mbani një dietë të përfshini në të edhe ushtrime të thjeshta veçanërisht për krahët. Mund të filloni dobësimin e krahëve dhe duke bërë punë shtëpi, siç është sistemi i librave psh. Ose të ngrini lart objekte jo shumë të rënda, siç është një shishe uji 2 liërshe, psh. Ose blini dy pesha në një qendër fitnesi dhe i bëni ushtrimet qoftë dhe duke ndjekur një video në youtube. Mjafton të klikoni “ushtrime për krahët” dhe ju dalin shumë ushtrime të tilla. Megjithatë ne po ju japim një foto të ilustruar për krahët. Bëni siç janë në foto: 30 herë biçeps, siç e shikoni, në foto. 25 herë ushtrimi i dytë, 30 herë ushtrimi i tretë dhe 20 pompa, ushtrimi i fundit. Po t’i bëni vazhdimisht këto ushtrime do të shikoni ndryshim tek krahët tuaj shumë shpejt.