Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndërtohet “qyteti provë” për makinat pa shofer.

 

Imagjinoni një qytet me kryqëzime, por pa kalimtarë, me makina dhe kamionë, po pa shoferë. Ai quhet Mcity, një “qytet” fallco, i ndërtuar nga studiuesit që janë duke provuar makinat pa shoferë të së ardhmes. Ky “qytet” që u hap me 20 korrik, i ndërtuar nga studiuesit e Universitetit të Miçiganit ka një sipërfaqe prej 32 akrash (sa 24 fusha futbolli) dhe përmban të gjithë gjërat që ka edhe një përiferi e një qyteti të madh, ose një qytet i vogël, si një rrjet rrugësh, të shoqëruara me trotuarë, semaforë, shenja rrugësh, etj. Atje ka edhe një “qendër”, të plotësuar me fasada fallco ndërtesash dhe restorante me tavolina jashtë. Ideja e Mcity është e thjeshtë: Të testohen të gjitha makinat e reja pa shofer në një mjedis pa njerëz, para se këto teknologji të përdoren në botën reale. Rrugët e Mcity janë ndërtuar që t’u rezistojnë testimeve “të rrepta, të përsëritura”, sipas shkencëtarëve. Megjithëse në Mcity nuk ka kalimtarë të vërtetë, ka një robot, të quajtur Sebastian, i cili futet herë pas here në trafik, për të parë nëse makinat automatike do t’i shtypin frenat në kohë. Qyteti i simuluar ka edhe një rrethrrotullim, një urë, tunel, disa rrugë të pashtruara, bile edhe një autostradë me katër korsi, me mbikalime hyrjeje dhe daljeje.

Përveç vlerësimit të makinave krejtësisht automatike, ose pa shoferë, studiuesit duan të testojnë edhe të ashtuquajturat makinat e lidhura (konektuara). Këto të fundit mund të komunikojnë me njëra-tjetrën (kontakt makinë me makinë), ose me shenjat e qarkullimit, si semaforët, që janë të vendsoura afër rrugëve (kontakt makinë me infrastrukturë). Edhe detajet më të vogla të Mcity janë planifikuar që më parë për të pasqyruar kushtet në të cilat makinat e lidhura dhe automatike mund të përballen në botën reale. Për shembull, ka shenja rrugore të mbuluara me grafiti dhe vijëzime të bardha dhe të verdha gjysmë të fshira që kufizojnë rrugët. Mcity është pjesë e një projekti më të gjerë që studuiesit e universitetit të Miçiganit janë duke studiuar për të patur një grup të madh makinash të lidhura dhe pa shofer nëpër rrugë, në vitin 2021. Përveç kësaj, ata vazhdojnë të lançojnë makinat e lidhura dhe gjysmëautomatike në rrugët reale. Ata shpresjnë të hedhin në qarkullim 20 mijë makina të lidhura në rrugët e Miçiganit të jugut.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjithçka për çokollatën

Next Post

Si të zgjedhësh pantallonat e shkurtra në funksion të trupit?

Advertisement