Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime…

Një urim nga zemra për Teuten, e cila diten e shtunë me 18.07.2015 mbush 42 vjeçe, u bëfsh plakë me thinja të bardha. Këtë urim ta dërgon nga zemra ai që të dashuron akoma. Kush e lexon këtë urim, nga Vaso në Korçë është i lutur t’ja thotë Teutës. Ju faleminderit.

 

Nga unë Flamur Bërdëllima urime për ju:

Advertisement

– E kam thënë dhe më parë: Ne në Shqipëri kemi një fshat, (Vranishti), që në mënyrë të rregullt nxjerr një… revistë enciklopedike. Revista quhet “Hora”. Aty, te numri i fundit, lexova këto vargje të mikut tim, aktorit dhe poetit: Timo Flloko:

“Vura Sazanin në vend të zemrës

Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit

Perëndimin Okër të Nestor Jonuzit,

Thellësinë plumb të Skënder Kamberit.

… Çtë të them, Timo, përveçse: “Urime nga zemra”. Vargjet flasin vetë. Sidomos “Sazani në vend të zemrës”!!

– U bë kohë që nuk jemi parë, i dashur Kolë Nikolli dhe ti Taf Koleci. Në horizont ka mijëra vende të reja pune, të reja. Shpejt madje! Ç’bën sindikata? Besoj më të mirën për kontratat e nivelit të parë dhe të dytë. Gjithësesi, ky urim përkthehet me mallin që më ka marrë. Jemi kaq afër, po na largon puna! Urime të dyve!

– Andej nga Liqeni, jo vetëm plakat, por edhe gocat e reja, janë si valet e detit, vijnë, vijnë, vijnë. Pastaj, një ditë “shuhen”. Pastaj vijnë të tjera tek këto “të tjera”. Hyn edhe Krutania Genta. Me kapelen e rrasur si ato reklamat alpine. Me një buzëqeshje të kursyer. Milimetrike… Tipike edukata e………. familjeve krutane. Patjetër, studentë, dhe patjetër në ekonomik. Dhe, e fundit: E bukur, mor Zot. Si mund të quhet ndryshe nje vajzë: “E bukur”? Prandaj urime Genta!

– Me pak humor, por shumë sinqerisht, po ju them se puna e këtij Barrut tim, me ka shtuar edhe miq. Kështu, nuk e përdor mishin, po përdor peshkun. Dhe peshkun (apo prodhimet e detit), e blej aty përballë shkollës “Petro Nini” në Tiranë. Dhe aty takoj gramshioten Merita Ildin, nga Lezha dhe Jasminën shumë të këndshme. Pak minuta rri, po më bëjnë të ndihem mirë. Edhe peshku, edhe njerëzit. Kështu që i uroj, të dy palët me plot mirësi dhe humor! Urime!

– I dashur Beni! Ta kam thënë ty, ja kam thënë edhe Kiços dhe Mirës: Më ngroh shumë fakti që mendon me kokën tënde. Gjë fort e rrallë (mjerisht), të ne; të jesh vetvetja. Po, ta dish që rezulton fort për një brez të ri, që këtë do pikërisht të jetë vetvetja. Të uroj fort miku i i vjetër Ben Blushi!

– Zgjedhja ime për të parë vizitën e Zonjës Merkel, në Tiranë do të qe padyshim “Ora – Neës”. Aty kemi miq si Ylli, Ilva, etj. Po, një instikt profesional, më thosh, se transmetimi direkt do ti besohej… padyshim Klementines. Prapa butësisë dhe ëmbëlsisë së kësaj vajze Korçare, ka një siguri të hekurt. E inçizova Klea, këtë raportim. Është një gjë e vyer në arkivin tim. Urime, dhe prapë urime Klea Cenkollari!

– Kur shoh nëna apo baballarë, me karroca me bebe brenda, me gufon një gëzim kretj spontan. Pa le kur ato bebat kanë një si rreth të qëndisur, të bardhë te koka e vockël. Tani këtë gëzim shumëzojeni me 100, që të kupton se ç‘ndjej kur shoh miken time Eli Dautin, që mban në krahë nipin Gloenin! Ndërkohë, pasi uroj Elin, them me vte “Zot, po mua kur do më bësh gjysh”. Sidoqoftë këto rradhë janë për Gloenin 7-8 muajsh, dhe gjyshen e tij, Elin! Urime nga zemra!

– E dashur Vana! Kur më the se ke mbesën pa qejf, m’u zu fryma në grykë. Lus Zotin që ajo të shërohet shpejt dhe edhe ti, të ndihesh plotësisht e lumtur. Në 30 vjet, gati, që të njoh kam parë Mirësi dhe vetëm Mirësi, në zemrën tënde, ndaj të uroj fort për lumturi të plotë, pasi e meriton. Të puth fort o gjyshi me ato syzet optike që të bëjnë të dukesh si Skandinave!

– Mora në dorë librin tënd “Intervistë me një Skënderbegas”, i dashur Mikado Shakohoxha. Më vjen mirë që në kapak ke vënë një foto me uniformen e paharruar të begsave. Të atyre bijve të popullit, që moren tiparet më të mira në atë shkollëlegjendë. Urime mor plaku Mikado, që nuk plakesh kurrë! Kur ta lexosh këtë ngrije një gotë për mua, që të dua fort!

– E dashur Enkeleda, aty te posta! Ti e di që kolegia jote, me mbiemrin Çoba, është Nanurisja e ëndrrave të mia më të shenjta. Po… ëndrra ama! Ndërkohë ti e ke vënë re sa të respektoj për edukaten që ke. Dhe jam i sigurtë që si te kënga e B.Qemallit, një ditë, dikush do të pyesë: “goca, shkodrane ti, e kuja je ti”. Ndërkohë, nuk e di, pse po qesh me lot në sy. Të përqafoj fort, goca e mrekullueshme! Enkeleda!

– I dashur Pëllumb! Do të doja që ky urim për ty dhe Afërditen, të botohej para Bajramit, po, ç‘rëndësi ka. E mira, është e tillë, kur del nga zemra, çdo ditë të vitit. Dua të të kujtoj, që në të vetmen jetë që kam, respekti për ty është i çertifikuar. Urime nga zemra, njeri i mrekullueshëm Pëllumb Salillari!

– Kur je ulur të shkruash për një njeri, të cilin e njeh që në fëmijëri, e ke të vështirë gjuhen që do të përdoresh. Kështu psh. të them se “Met Novi, është çun zemër flori”, duket sikur thur poezi. Të them se “Osht alamet çuni (me 40 – tiranse), dal jashtë vetes. Po ndjek instiktin: “Meto, je king, po në basketboll… e di vetë ti. Të përqafoj, dhe vërteët më ka marrë malli!

– Nga grupi i kalamajve të lagjes që më mbushin sytë me gëzim, më mungon vëllai i Hiljanës, me atë sallaken e vogël kur gjuan topin, dhe, Erisa, misi i ardhshëm. Ishte kur ishte, po, jo erdhi, me një fustan të ri, të bukur, dhe atë të ecuren që vetëm ajo e ka. Epo mirëse erdhe moj Erisa! I mungoje grupit! Urime.

– Pas kaq kohësh të pashë në TV, me Ministrin e Bujqësisë, i dashur Adi Haxhiymeri, dhe para syve më kaluan vitet ku punoja hamall në fabrikë. Isha 20 vjeç. Tani jam 62. Nga të vjetrit mund të ketë mbetur vetëm Flatuni, inxhinjeri teknollog. Eh, vite kujtimesh, të mbushura me respekt për ty Adi, që më ndihmove për nënën kur ndërroi jetë. Adi! Të përqafoj fort për zemrën që ke!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i zemres...

Next Post

Njoftime nga Shqipëria

Advertisement