Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më përsëritet ankthi

– Përshëndetje, kisha nevojë të komunikoja me doktor Agron Islamajn. Jam 21 vjeç. Verën e kaluar jam drejtuar te ju për disa probleme, pasi kisha bërë analizat dhe eko të tiroides, veshit të mesëm e zemrës dhe çdo gjë më rezultoi në rregull. Mjeku i zemrës më tha që ndonjëherë kam takikardi sepse jam tip emotiv. Kam marrje mendsh, ankth, djersitje të duarve, dhimbje koke dhe ka momente që më duket sikur do të bie në tokë, më kap paniku dhe bllokohem edhe nga këmbët, të cilat më bëhen gur e më pas kam frikë të vazhdoj të eci. Kur erdha te ju, më diagnostikuat me lodhje të sistemit nervor dhe ankth. Një mjek tjetër në Itali më ka thënë se kam atak paniku. Përgjatë 2 muajsh më keni dhënë rregullisht një recetë: Stugeron 25 mg. zoloft 50 mg. titus 1 mg., Sol Vigor stres 10 ml. dhe Sol Energu 10 ml. Kjo është receta që më dhatë për muajin e parë, më pas erdha për kontroll, më thatë që kam përmirësim dhe më dhatë përsëri të njëjtat ilaçe, por duke i reduktuar në sasi. Me sa më kujtohet, ndryshuan vetëm dy ilaçet e fundit. Pasi i piva përgjatë dy muajve, u bëra më mirë. Kishte ditë që më dukej sikur s’më kishte ndodhur asgjë. Kishte edhe ditë të tjera që nuk mundesha dot më as të ecja dhe futem në pesimizëm nga frika se mos më ndodh diçka e keqe. Sivjet më ndodhi përsëri, më kap një frikë, ankth dhe bllokohem direkt. Dhimbja e kokës më është bërë hera-herës edhe psikologjike. Më shumë më vjen mërzia kur më kap një panik dhe më bllokohen këmbët. Çfarë më rekomandoni ju të bëj? U bë gjithë kjo kohë dhe kjo më mërzit edhe më shumë, se pse më zgjati kaq shumë kjo gjë. M’u shfaq në mënyrë të pavullnetshme, madje nuk isha as i mërzitur.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Ashtu siç thoni edhe ju në letrën që na shkruani, keni vuajtur nga një “neurozë e ankthit”, e cila për fat të keq përsëritet herë pas here në subjektet me sistem nervor të ndjeshëm dhe në situata të vështira, pra, në strese të ndryshme, këto ripërsëriten. Këtë dukuri, pra, “neurozën e ankthit” e shoqërojnë edhe ndryshime nervore që kanë lidhje me organe të ndryshme (si zemër, mushkëri, aparatin urinar e atë tretës etj.) siç ka ndodhur e ndodh edhe me ju. Konkretisht, ju keni rrahje të shpejtë të zemrës, djersitje, vështirësi në frymëmarrje, skuqje ose zverdhje të lëkurës, prishje të tretjes e gjumit, lëvizje të tensionit arterial etj.

– Në këto kushte, do t’ju këshilloja që pasi të zbuloni shkakun, të mundoheni ta shmangni atë, si dhe të merrni mjekimin përkatës. Në këto raste, do t’ju këshilloja që të merrni:

Advertisement

  1. Stugerone 25 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke.
  2. Noofeni 250 mgr. 3 x 1 kokërr, pas buke.
  3. Sol Tonotili 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë të pihet nga goja me pak ujë, në mëngjes.
  4. Sol Energu 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja në mëngjes. Këshilloj gjithashtu që të realizoni edhe një konsultë me mjekun neuropsikiatër të rrethit tuaj, ose këtu në Tiranë për hollësira të mëtejshme, që ky shqetësim të mos përsëritet më, sepse nuk është vetëm mjekimi që ju kthen në normalitet. Ju uroj shërim të shpejtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më bëjnë sytë miza

Next Post

Vuan shumë nga mushkonjat

Advertisement