Ai është një barist i talentuar dhe me shumë pasion për punën që bën, aq sa së shpejti do publikojë punën e tij një aplikacion për koktejlet. Është hera e parë që një aplikacion i tillë bëhet në Shqipëri. Ai është vlerësuar nga shumë emra dhe ka shumë fansa të koktejleve të tij. Për më shumë le të lexojmë intervistën e Mirjanit duke e përgëzuar për idenë e tij unike. I urojmë suksese Mirjanit.
– Mirjan një prezantim i joti për lexuesit e gazetës Intervista?
– Quhem Mirian Dautaj. Jam 28 vje ç .Kam rreth 10 vjet që ushtroj këtë profesion.Nga dashuria dhe pasioni për punën mendova të bëj di çka më shumë se e zakonshmja për të cilën kam nevojë për mbështetjen tuaj për tia dal mbanë në fazat parapërgatitore të projektit.
– Për të gjithë ata që nuk të njohin, pse ti je i ve çantë nga barmenët e tjerë?
Tani çdo barist ka stilin e vetë … dhe të gjithë janë të ndryshëm nga njëri tjetri. Nuk do të thotë që unë jam ive çantë nga të tjerët, pasi të gjithë janë të ve çantë në stilin e tyre. Thjesht unë po bëj di çka që nuk është bërë nga një barist më parë në Shqipëri, një aplikacion për pijet e koktejlet nga profesionistë të tyre.
– Si lindi pasioni jot për punën me kokjtejle?
– 10 vjet më parë ka qenë impakti im i parë me punën ku fillova si kamarjer në një klub nate të njohur në Tiranë .Gjatë asaj periudhe të vogël pune u impresionova shumë nga ngjyrat e cocktaileve, prezantimi i tyre dhe shijet e ve çanta. Nga ai moment vendosa që të provoja ndjesinë e të qënit barist.Mbasi e provova u dashurova me profesionin sepse më përshtatej shumë dhe me tipin tim. Më pëlqen kreativiteti dhe loja me ngjyrat për këtë kam dhe eksperienca nga jashtë shtetit në locale prestigjoze.
– A ke ti një koktejl të preferuar të cilin e përgatit vetë e nuk pihet gjëkundi në Tiranë përve çse nga dora jote?
– Une si barist gjatë këtyre viteve që kam punuar kam krijuar shumë receta të mia dhe një ndër to që është edhe e preferuara ime është Remmy Style. Koktajli që bëhet vetëm nga unë dhe askush tjetër.
– Në përgjithësi ç’mendim kanë klientët për ty dhe cfarë i lidh me koktejlet tënde?
– Për atë se çfarë mendojnë klientët për mua nuk di të them se është pak e veshtirë të marrësh opinione të sinqerta. Ndërsa për cocktailet arrij të kuptoj që mendimi është pozitiv kur të njëjtët klientë porosisin të njëjtin cocktail për shumë herë rresht,dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë.
– çfarë koktejlesh pihen në verën e 2015 – ës?
– Duke parë temperaturat shumë të larta të kësaj vere, cocktailet më të preferuara nga klientët janë cocktailet frozen.
– çfarë rekomandon Mirjani për tu pirë?
– Une rekomandoj të pinë Remmy style. Është freskia e kësaj vere.
– Na the që po bën di çka ndryshe, një aplikacion për koktejlet, na trego më shumë për këtë..si lindi ideja për ta bërë, çfarë do përmbaje e kur do të lan çohet?
Po është e vërtetë.Duke parë numrin e madh të recetave që kam arritur të krijoj gjatë këtyre viteve vendosa ti shpërndaj me te tjerët.Gjith çka është një surprizë që do zbulohet së shpejti..Jemi në hapat e fundit të dinaznjit. Madje çdo njeri i thjeshtë nëpërmjet këtij aplikacioni android mund të bëj vetë koktejle të mësoj historikun e tyre etj. Ka për të qënë mjaft interesante.
– Si janë pritshmeritë tuaja deri tani për këtë projekt?
– Për pritshmëritë të presim dhe të shohim.Shpresojmë për mirë.Në vende të huaja ku kanë eksperimetuar është pritur shumë mirë e ka pasur goxha sukses.
– Cilit person vip i keni shërbyer koktejlet e tua?
– Jan shumë por një ndër ta është dhe kryeministri turk Taip Erdogan .(Me të thjesht e kam të të tregoj kujt nuk i kam shërbyer)
– Mbresat e tyre kanë qënë?
– Patjetër mbresa shumë të mira aq sa nuk më ndrrojnë.
– çfarë koktejli do i përgatisje : a) Edi Ramës… b) Erion Veliajs c) Lulzim Bashës ?
– Një cocktail blu Edi Ramës, nje ngjyrë lejla Lulzim Bashës, edhe një përzierje të këtyre ngjyrave për Erion Veliajn. (qesh).
– Ti po specializohesh shumë në punën tënde duke krijuar një aplikacion të ve çantë me pasion, a e sheh veten shëmbull për të dhënë nje mesazh edhe për profesionet e tjera??
– I vetmi mesazh që dua të jap është që çdo njeri me vullnet dhe dëshirë mund të bëhet shum i zoti me profesionin që ka passion. Duhet vetëm pak më shumë punë sepse mund të gjenerosh të ardhura dhe më shumë.
Bisedoi : Arlis ALIKAJ.