- Duhet të tregoni kujdes kur të hiqni qimet e vetullave, sepse ato rriten më ngadalë se ato në zonat e tjera të trupit:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Heqja e qimeve me pe është më efikase për depilimin e:
- Zonës së bikinit
- Fytyrës
- Këmbëve
- Të gjitha së bashku
- Rruarja bën që qimet të rriten më të trasha dhe më të errëta:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Si të evitosh skuqjen dhe enjtjen e zonës së rruar:
- Duke e rruajtur zonën çdo ditë.
- Duke e eksfoljuar atë.
- Duke i rruajtur qimet në drejtim të kundërt me atë të rritjes.
- A është mirë të heqësh me dyllë qimet rrotull thithave:
- Po
- Jo
- Është mirë të mos përdorni dyllin nëse keni shumë nishane:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- E vetmja zonë e trupit tuaj që nuk ka qime janë pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve, buzët dhe:
- Veshët
- Bërrylat
- Qepallat
- Gishtat e këmbëve
- Si veprojnë kremërat depiluese:
- I djegin qimet.
- I tresin qimet.
- I shkulin qimet.
- Cila e rruan qimen më në rrëzë, një brisk, apo një makinë rroje:
- Makina e rrojes
- Brisku
- Që të dyja, edhe lazeri, edhe elektroliza shkatërrojnë rrënjën e qimes, por a mjafton vetëm një seancë trajtimi:
- Zakonisht, jo.
- Po, por vetëm për elektrolizën.
- Po, por vetëm për lazerin.
- Po, për të dyja metodat.
- Depilimi me lazer funksion më mirë te njerëzit me:
- Lëkurë të bardhë dhe qime me ngjyrë të hapur
- Lëkurë të bardhë dhe qime me ngjyrë të errët
- Lëkurë të errët dhe qime me ngjyrë të errët
- Metoda e depilimit me lazer funksion më mirë në:
- Këmbë dhe kurriz
- Zonën e bikinit dhe sqetullat
- Mjekër dhe fytyrë
- Si funksionojnë makinat depiluese:
- I rruajnë qimet në mënyrë rrotulluese.
- I shkatërrojnë rrënjët e qimes me mikro-lazer.
- I shkulin qimet nga rrënja.
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kështu, pra, hiqini me kujdes dhe me kursim qimet e vetullave, që të mos hiqni më shumë se ç‘duhet, sepse çdo qimeje në këtë zonë i duhen javë të tëra që të rritet. Shumica e qimeve të vetullave ndodhet në fazën e pushimit (telogenit) të ciklit të rritjes. Ato qëndrojnë në këtë fazë afro tri herë më gjatë sesa flokët.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kjo ndodh sepse peri funksionon më mirë në sipërfaqe relativisht të sheshta. Ai që e praktikon këtë metodë përdredh një pe të tendosur për të kapur dhe shkulur qimet me gjithë rrënjë. Kjo metodë është përdorur prej shekujsh si një metodë e shpejtë, relativisht pa dhimbje dhe pa kimikate, për të hequr qimet e padëshiruara në buzën e sipërme, vetulla, vijën e flokëve dhe pjesë të tjera të fytyrës.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Rruarja i pret qimet në fund të tyre, në pjesën që është më e trashë se maja, gjë që i bën ato të duken më të trasha dhe të zeza kur fillojnë të rriten, por ky është një iluzion, janë të njëjtat qime si më parë.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Zakonisht, këto enjtje dhe skuqje të zonës së rruar shkaktohen nga rritja e qimes brenda lëkurës. Kjo shkaktohet shpesh në lëkurat e ndjeshme, ku qimet rruhen shpesh dhe shumë afër lëkurës, si zona e bikinit dhe mjekra, por mund t’u ndodhë të gjithëve, sidomos racave afroamerikane. Eksfoljimi ndihmon në heqjen e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura në lëkurë, duke i ndihmuar qimet të dalin më lehtë. Ka edhe mënyra të tjera për të evituar këtë problem, si përdorimi i sapunëve me acid glikolik, përdorimi i kremit apo xhelit të rrojes hidratant, ndërrimi shpesh i brisqeve dhe rruajtja në drejtimin e rritjes së qimeve.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Shoqata e Dermatologëve Amerikanë këshillon të mos përdoret dylli në këtë zonë, gjithashtu në zonën gjenitale, qepalla, hundë, ose veshë, me një fjalë, në zonat e ndjeshme. Kjo sepse rrezikohet një inflamacion i përkohshëm i këtyre zonave, për shkak të infektimit, ose dëmtimit të tyre. Në këto zona është më mirë të përdorni piskatoren. Ndërkohë, dyllin mund ta përdorni pa problem në këmbë dhe duar.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Nëse keni shumë nishanë, leze, ose variçe në zonën ku doni të përdorni dyllin, atëherë është mirë të gjeni një mënyrë tjetër për ta depiluar këtë zonë. Dylli mund të heqë një shtresë lëkure, duke shkaktuar plagë, ose infeksion. Përdorimi i dyllit duhet evituar edhe nëse merrni disa lloje të caktuara antibiotikësh dhe mjekime, sepse mund ta bëjnë lëkurën tuaj më të hollë dhe të ndjeshme.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Ne, zakonisht, kemi dy tipe qimesh: Ato të holla, si “push pjeshke” që mbulojnë shumicën e trupit dhe na ndihmojnë të mbajmë temperaturën e tij. Ndërkohë, qimet e trasha, të errëta që ndodhen në kokë, në zonën gjenitale dhe në sqetulla, na ndihmojnë të mbrojmë zonat e ndjeshme.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kremërat depiluese veprojnë me proteinën e qimeve, duke i tretur ato dhe duke krijuar një substancë si xhel në lëkurë që pastaj shpëlahet. Megjithatë, kujdes kur të zgjidhni kremrat depiluese, pasi ato të lirat mund të mbajnë erë të keqe, të mos veprojnë te qimet e trasha dhe mund të djegin lëkurën, nëse nuk përdoren siç duhet. Këto kremëra nuk duhen përdorur për vetullat, zonat afër syve, ose në lëkurën e irrituar.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Brisku e rruan qimen më në rrëzë, duke e lënë lëkurën më të butë. Makinat e rrojes e rruajnë më pak në rrëzë, por janë më praktike se nuk ke nevojë të përdorësh shkumë dhe nuk shkaktojnë prerje të lëkurës. Megjithatë, ato mund të shkaktojnë rritje të qimeve nën lëkurë dhe të irritojnë lëkurën e sqetullave.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Elektroliza shkatërron rrënjën e qimes duke përdorur rrymë elektrike dhe është e vetmja metodë që i heq qimet përfundimisht. Duhen bërë një seri seancash me kalimin e kohës. Edhe lazeri i shkatërron rrënjët, duke përdorur dritë që kthehet në nxehtësi, por ju mund të keni nevojë për seanca “retushimi” çdo gjashtë muaj deri në një vit, sepse qimet rriten me cikle.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Depilimi me lazer bëhet duke përdorur rreze drite të përqendruar për të shkatërruar rrënjën e qimes. Drita thithet nga melanina, pigmenti që i jep lëkurës dhe qimes ngjyrën e saj, kështu që funksionon më mirë te njerëzit me lëkurë të bardhë dhe qime të errët. Ja pse lazeri nuk funksionon te njerëzit me qime të bardha dhe jo mirë tek ata me qime bionde. Gjithashtu, këshillohet të evitohet nxirja e lëkurës 6 javë para se të bëhet depilimi me lazer. Për lëkurat me ngjyrë të errët, përdoret një aparat lazeri që lëshon rreze me valë më të gjatë, për të redutuar rrezikun e djegieve dhe çngjyrosjen e lëkurës rrotull rrënjës së qimes.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kjo gjë ndodh sepse lëkura është më e hollë në këtë zonë dhe lëkurat e holla depilohen më lehtë me lazer. Mund t’ju aplikohet një lëng ose xhel mpirës në këtë zonë para trajtimit dhe pas tij, duhet të evitoni diellin.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Makinat depiluese përdorin disa piskatore të vogla, rrotulluese për të shkulur qimet. Kjo metodë zgjat më shumë sepse i shkul qimet nga rrënja. Ato veprojnë më mirë në këmbë dhe sqetulla. Disa prodhues thonë se ato mund të përdoren në çdo zonë të truput, përfshi këtu edhe zonën e bikinit dhe fytyrën.