Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave…

Borxh një femre

– Kam parë në ëndërr sikur burri im i kishte borxh një shumë të madhe parash një femre dhe po ia jepte. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Një ëndërr e tillë ka lidhje me disa dyshimet tuaja rreth bashkëshortit. Mund të kenë lidhje me punë ose ndonjë femër, por ngelen thjesht dyshime, asgjë konkrete, që të themi me plot gojën se keni të drejtë që dyshoni. Nëse keni ndonjë gjë brenda vetes ndaj bashkëshortit, është momenti t’ia shprehni. Këtë mesazh ju përcjell ëndrra.

Advertisement

 

Qen që lehin

– Kam parë në ëndërr sikur ishin disa qen dhe njëri prej tyre filloi të lehte, por unë ndërkohë mbylla derën dhe pastaj më doli gjumi. Si mund të ma shpjegoni këtë ëndërr, ju lutem? Qeni ishte i zi me të bardhë.

– Së pari, ëndrra tregon një pjesë të karakterit tuaj, besnikërinë, sigurinë, por edhe instikte dhe dëshira të fshehura. Në rastin konkret, duke qenë se keni parë qen që lehin, kjo ëndërr ju paralajmëron të bëni kujdes nga disa të papritura jo të mira këto ditë. Jini më të vëmendshëm dhe besojini instiktit tuaj të vetëmbrojtjes.

 

Shtëpi duke u djegur

– Kam parë në ëndërr sikur i kishin vënë flakën shtëpisë prej druri në breg të lumit, aty ku kam shtëpinë. Ia kishte vënë flakën komshiu, me të cilin babai ka pasur konflikte për shtëpinë që kemi. Ajo digjej ngadalë së brendshmi, derisa nuk mbeti asgjë. I thoja mamit “pse e bëri këtë gjë?” dhe e mallkoja. Isha shumë e zhgënjyer dhe kur ktheva kokën, pashë djalin e tij që kishte dëgjuar gjithçka lart në ballkon. Ai ishte i veshur me bluzë të bardhë dhe i thirri babait të tij. Ju lutem, më jepni një shpjegim sa më shpejt, se jam e shqetësuar.

– Së pari, ëndrra juaj është reflektim i asaj çfarë keni menduar në lidhje me konfliktet që ka pasur familja juaj me komshiu për të cilin flisnit edhe ju vetë në ëndërr. Jeni e shqetësuar dhe mendoni se mund të ri-hapet si konflikt, por në fakt, nuk ka lidhje me këtë gjë. Flaka, në fund të fundit, kur nuk shikoni tym, është shenjë e mirë. Do të thotë rigjenerim dhe transformim për mirë për ju si person. Do të keni një rigjenerim të brendshëm shpirtëror, apo në të menduar. Do të largoni mendimet negative dhe ato që i përkasin së shkuarës dhe do ta shikoni të ardhmen më me pozitivitet. Nuk ka lidhje me shtëpinë, por me ju si person dhe është shenjë pozitive.

 

Fushë e gjelbër

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur isha në një fushë të gjelbër të rrethuar me male të larta e të gjelbra rreth e përqark. Unë isha në qendër e sikur aty pranë ishte edhe mami im dhe një nxënës i cili ecte pak përpara meje duke folur me të, ndërsa mua s’më fliste. Në krah të djathtë, pashë një shpellë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? Faleminderit. 

– Fusha e gjelbër është një shenjë shumë e mirë për të ardhmen tuaj. Do të thotë që ju keni shpresa për gjithçka në jetë dhe në fakt, e ardhmja duket shumë e qetë dhe e mirë për ju. Mamaja paraqet një këshillë për ju, që të jeni më e komunikueshme me personat që keni përreth, qofshin këta edhe më të vegjël se ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më la se i pëlqenin paratë dhe puna e rrugës

Next Post

Shkenda Dubova: Zoti më ka fal kështu... kot flasin për mua!

Advertisement