Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave te mia…

E hipur mbi kalë

– Motra ime më ka parë mua në ëndërr të hipur mbi një kalë. Unë ecja nëpër ujë, por nuk trembesha fare. Më pas, sikur më pa me vello të bardhë dhe me një fëmijë në krah. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka, se më ka zënë frika.

– Nuk keni pse të keni frikë, ju ka parë shumë mirë. Kali simbolizon fatin, fuqinë, pushtetin, pasionin dhe kurajon. Edhe të qenit mbi kalë tregon një pozicion shumë të mirë të personit që ka hipur mbi të. Do të keni arritje suksesi si ju, edhe motra juaj, sepse e ka parë ajo. Ëndrra tregon gjithashtu edhe dëshirën e saj për t’ju parë të suksesshme. Gjithsesi, të shikosh kalin në ëndërr sidomos në këtë mënyrë siç e ka parë ajo, tregon sukses. Velloja dhe fëmija janë dëshirat e ëndërruesit për të pasur lidhje të fortë shpirtërore dhe për të krijuar familje.

Advertisement

 

Mbaja flori

– Kam parë në ëndërr sikur po mbaja në dorë një masë të vogël floriri. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? Faleminderit.

– Pavarësisht se nuk jepni shumë detaje, në këtë rast, floriri tregon se shumë shpejt do t’ju trokasë në derë një fat i mirë, që ka të bëjë me fushën ekonomike të jetës tuaj. Dikush mund t’ju dërgojë para ose mund t’i fitoni vetë. Nga ana tjetër, floriri ka edhe një kuptim tjetër që ka lidhje me jetën tuaj bashkëshortore. Marrëdhënia juaj në çift nuk shkon ashtu siç do të donit ju. Duket bukur nga jashtë, por ka diçka që çalon, ndaj duhet të tregoni kujdes.

 

Tre çelësa

– Ç’do të thotë të shikosh tre çelësa brenda një periudhe të shkurtër? Të tre i kam parë sikur më jepen nga tre meshkuj të ndryshëm, për çdo ëndërr që shikoja. Dy nga ata i njoh, bile njëri më dha çelësat e shtëpisë së tij, ndërsa ai tjetri nuk më dukej si fytyrë e njohur, përkundrazi, më ngjante shumë i çuditshëm. Unë i mora çelësat në ëndërr, gjithsesi. Pres një shpjegim.

– Çelësi ka shumë kuptime dhe përgjithësisht, paraqet mundësitë, lirinë, sekretet, njohuri dhe mundësi për zhbllokimin e problemeve apo çështjeve që keni për zemër. Ju i keni marrë çelësat dhe kjo është shumë pozitive, pasi paraqet zgjidhjen e problemeve në mënyrë të papritur. Do të keni fat dhe propozime të këndshme për një lidhje të qëndrueshme private. Nëse jeni e angazhuar, atëherë paraqet sukses në jetën profesionale.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Këndi i kuzhinës Kek me pjeshkë

Next Post

Çfarë gabimesh po bëj në stërvitje që shtoj peshë?

Advertisement