Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ndjenja të trazuara…

Nje mrekulli i lutesha Zotit te ndodhte, te hapej ajo derë e mallkuar qe te gjeja shpetim per ty. Si vallë askush nuk degjonte vajin tim goditjet e mia, derisa une te shihja duke u munduar per jetë, fryma më ndalej zemra ndalonte së rrahuri dhe kembet ndalonin hovin dhe diçka me shtrengonte ne kraheror. Ndërsa admiroja sesi luftoje per te jetuar kunder me te keqes VDEKJES. Por çdo gje ishte e kote skishte shpetim ishte shkruar që më parë te vdisje ne ate kasolle mallkimi duke me thene: “po vdes, me vete po marrr mallkimin per te dy, po zgjedh vdekjen e ti shpeto dhe jeto tregoji botes kush je. Të dua edhe ne varr, mos me harro.. “Fjalet e fundit ishin keto qe me the mua e me le ne kete bote te jetoj me ndjenje faji qe ste shpetova dot. Kjo ishte më e pakta qe per ty duhej të bëja tani. Ne momentet kur une deshiroja vdekja te me merrte ti me shpetove dhe “gjithçka” me dhe por prap mi more te gjitha ne varr. Dua ti tregoj botes se çfarë njeriu ishe dhe çfar ke bere per ta… Tu tregoj se çfarë vlerash kanë humbur duke mos ditur te çmojne ate qe ti kishe ata te moren me te shtrejten JETEN duke te mbyllur ne humneren e harreses…..

Sot eshte e premte, jam shtrire pergjysem ne krevat e shpresoj te me zere gjumi duke menduar per ty. Sot në dreke ndersa çapitesha rrugëve të zhurmshme te qytetit pata një vegim tendin…”e dua” mendova” e dua e smund te bëj pa te, pa të nuk mund te jetoj”. Te kuptohemi jo se nuk mund vertet, se deri me sot nuk di te kete vdekur ndokush ngaqe nuk ka prane njeriun qe do. Kur them “nuk mund te jetoj” kam parasysh qe gjerat me te mira, momentet më të bukura, çastet me magjike, e ne te njejten kohe ato me te rendomtat do te me dukeshin pa kuptim, pa vlere e madje te merzitshme do te thoja, e kjo per mua është vdekje. E di qe tani do te kesh vene buzen ne gaz. Ti nuk beson keto gjera, te duken kotesira. Ti mendon se gjërat e rendesishme te jetes jane ato qe kerkojne pergjegjesi. Puna, nje grua, nje shtepi, femije, edhe pse nuk i do, e rendesishme eshte te jene aty, sepse ju i gjykoni njerezit nga aparencat, nje njeri i respektueshem si ty nuk mund te ndjeke gjerat qe e bejne te qeshe ashtu sic i ndjekin kalamajte. Kostumi yt gjithnjë i hekurosur e kravata aq tmerresisht ceremoniale nuk ta lejojne këtë gje…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Urime...

Advertisement