- Dhimbjet gjatë menstruacioneve janë “normale”:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Dhimbjet menstruale konsiderohen si jonormale (dismenorre), kur:
- Ilaçet nuk i lehtësojnë dhimbjet
- Dhimbja fillon në ditën e parë të periodave
- Dhimbja zgjat gjatë gjithë periodave
- Dhimbja ju pengon të zhvilloni aktivitetet tuaja normale
- Cila nga simptomat e mëposhtme konsiderohet e mundshme gjatë dismenorresë?
- Të vjellat
- Marramendja
- Dhimbja e kokës
- Të gjitha më sipër
- Dhimbjet menstruale përbëjnë shkakun e dytë për nga renditja të mungesës në shkollë ose punë ndër vajzat adoleshente dhe 20 vjeçare:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Gratë me dhimbje gjatë menstruacioneve, duhet të evitojnë seksin:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Dhimbjet menstruale mund të shkaktohen nga endometrioza, një sëmundje që fillon kur indet e endometrit, që veshin nga brenda mitrën, fillojnë të:
- Enjten
- Rrjedhin gjak (hemorragji)
- Kalcifikohen
- Përhapen në pjesë të tjera të trupit
- Dhimbjet gjatë periodave mund të shkaktohen nga fibriomat, që janë:
- Tumore beninje të mitrës
- Tumore malinje të mitrës
- Një lloj kistesh të vezoreve
- Asnjë nga këto më lart
- Duhet të shkoni te doktori nëse keni ngërçe shumë të forta menstruale, ose ngërçe që zgjasin:
- Më shumë se një ditë
- Më shumë se dy-tri ditë
- Gjatë gjithë ciklit
- Gjatë dy cikleve rresht
- Ka më shumë gjasa të keni ngërçe menstruale, ose dhimbje të zgjatur nëse:
- Pini duhan
- Pini alkool
- Keni shumë hemorragji gjatë ciklit
- Të gjitha së bashku
- Në cilën fazë të ciklit keni më shumë dhimbje:
- Gjatë ovulimit
- Menjëherë pas ovulimit
- Kur veza lëviz në tubat e Fallopit
- Kur mitra heq shtresën që e vesh
- Akupunktura dhe akupresioni mund të ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve gjatë periodave:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Cilat nga substancat e mëposhtme mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale?
- Tiamina (vitamina B1)
- Kafeina
- Kloridi i natriumit
- Guar gum
- Meditimi dhe teknikat e tjera të reduktimit të stresit mund të ndihmojnë lehtësimin e dhimbjeve menstruale:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ilaçet antiinflamatore mund të lehtësojnë dhimbjet menstruale. Cilat janë ato:
- Estrogjenet
- Ibuprofeni
- Tetraciklina
- Asnjë nga më sipër
- Cili nga trajtimet e mëposhtme për dhimbjet e ciklit hollon shtresën që vesh mitrën:
- Ilaçet antiinflamatore
- Pilulat kontraceptive
- Trajtimet me të ngrohtë
- Asnjë nga më sipër
- Dhimbjet menstruale mund të lehtësohen pas lindjes së fëmijëve:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Sipas Kongresit Amerikan të Obestetërve dhe Gjinekologëve, gratë kanë disa bezdi gjatë menstruacioneve dhe më shumë se gjysma e tyre kanë dhimbje një ose dy ditë çdo muaj.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Dhimbjet menstruale aq të forta, sa ju pengojnë të zhvilloni aktivitetet tuaja normale, njihen me emrin “dismenorre”. Në shumicën e rasteve, këto dhimbje mund të trajtohen.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Simptomat e mundshme të dismenorresë janë ngërçet apo dhimbjet në fund të barkut, ose në fund të shpinës, një ndjesi “tërheqjeje” në pjesën e brendshme të kofshëve, diarre, marrje mendsh, të vjella, si edhe dhimbje koke.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Dhimbjet menstruale nuk përbëjnë shkakun e dytë të mungesës në shkollë apo punë të vajzave. Sipas një studimi amerikan të Institutit Kombëtar të Shëndetit, ato përbëjnë shkakun kryesor të këtyre mungesave.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Në përgjithësi, gratë që kanë dhimbje gjatë periodave nuk kanë nevojë ta evitojnë seksin. Në fakt, orgazmat mund të lehtësojnë ngërçet menstruale te disa gra. Megjithatë, ka disa arsye specifike pse një person këshillohet ta evitojë seksin, kështu që pyesni doktorin tuaj nëse keni paqartësi.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Në rastin e endometriozës, indet endometriale përhapen në pjesë të tjera të trupit si në vezore, fshikëzën e urinës, zorrën e trashë, ose sipër mitrës. Kjo mund të shkaktojë dhimbje në këto zona.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Fibriomat mund të formohen jashtë, brenda, ose në muret veshëse të mitrës dhe mund të shkaktojnë dhimbje dhe shtim të hemorragjisë gjatë menstruacioneve.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Kongresi Amerikan i Obestetërve dhe Gjinekologëve këshillon të shkoni te doktori nëse keni ngërçe shumë të forta menstruale, ose ngërçe që zgjasin më shumë se dy-tre ditë. Gjithashtu, duhet të shkoni te doktori nëse keni temperaturë, erë të keqe, apo sasi të pazakontë dhe të shtuar të sekrecioneve vaginale, si edhe vonesë të ciklit më shumë se një javë, ose nëse keni dhimbje jashtë periudhës së ciklit. Kontaktoni doktorin nëse kohët e fundit keni futur një sterile, ose nëse përveç dhimbjes, keni koagulim të gjakut dhe simptoma të tjera.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Gratë kanë më shumë gjasa të kenë ngërçe, ose dhimbje të zgjatur gjatë ciklit nëse pinë duhan, alkool, ose kanë shumë hemorragji. Kjo gjithashtu ndodh më shpesh te vajzat të cilave u vijnë herët periodat, para moshës 11 vjeçare, ose nëse cikli i tyre zgjat pesë ditë ose më shumë.
- Përgjigjja e saktë është d-ja.
Dhimbjet e periodave fillojnë kur mitra heq shtresën që e vesh atë, të cilën e përgatit që veza e pllenuar të qëndrojë aty. Kur veza nuk pllenohet, mitra heq këtë shtresë dhe bëhet gati për ciklin tjetër.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Sipas Kongresit Amerikan të Obstetërve dhe Gjikeologëve, akupunktura dhe akupresioni mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, por nuk mund t’i parandalojnë ato.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Sipas specialistëve, tiamina (B1) mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, por jo t’i parandalojë ato. Tiamina gjendet në disa kokrra drithi, bathë, arra dhe mish. Gjithashtu, mund të ndihmojnë edhe vitamina B6, si edhe tabletat me kalçium dhe magnezium.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Meditimi, joga dhe teknika të tjera relaksimi dhe reduktimi të stresit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale. Gjithashtu mund të ndihmojnë fizkultura dhe fjetja e mjaftueshme.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Ilaçet antiinflamatore, si ibuprofeni dhe paracetamoli janë të vlefshme për lehtësimin e dhimbjeve të ciklit. Ato funksionojnë më mirë nëse i merrni sapo shfaqen simptomat. Disa njerëz nuk duhet t’i përdorin ato, për shembull ata që vuajnë nga çrregullimet në hemorragji, ulçera, ose dëmtim të veshkave apo mëlçisë. Këto ilaçe gjithashtu mund të ndërveprojnë me ilaçe të tjera që jeni duke marrë, prandaj, në këto raste, këshillohuni me mjekun.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pilulat dhe metodat e tjera kontraceptive ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të shtresës veshëse të mitrës, kështu që trupi prodhon më pak hormon prostaglandin. Sa më pak prostaglandinë të prodhojë trupi, aq më pak kontraktime dhe aq më pak dhimbje do të keni gjatë ciklit.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Shumë grave u lehtësohen dhimbjet e ciklit pasi lindin fëmijë, apo me kalimin e moshës.