Pjekje
(Sipas poetit Novruz Pepa)
– Dele, moj, – i tha një dhi,
Vij nga bjeshkët në Veri.
– Ashtu? Po, desha ta di
Piqen fiqtë në Malësi?
– Posi! – iu përgjigj Dhia,
– Piqen po të dojë Partia… Izet S. Çulli
Emigrantëve
Bijtë e nënave të Shqipërisë
Ju që ecni ditë e natë
Ju që lini vendin tuaj
Edhe shkoni në dhé të huaj…
Larg, shumë larg shkoni
Zoti ju ndihmoftë
Në realizimin e dëshirave tuaja
Punë të mbarë, kudo që qëndroni
Ah, sa muajt na duken shekuj
Edhe jeta sa e shkurtër, edhe shumë e gjatë
Të dëgjojmë pak zërin tuaj
Zërin tuaj o refugjatë. Sh. Qendro
Unë ika
Unë ika si era,
Që gjumë s’lë nga pas!
Unë ika si shiu
Që njerëzit i lag!
Unë ika
Dhe dashurinë e lashë të paemër,
Ika si fantazma
Që hije lëshon nëpër natë
Unë ika… e zhgënjyer
Pa fjalë e lamtumirë
Pa fjalë e lamtumirë
E më s’u ktheva prapë. Alban Arapi