Princ Harry ka reaguar ndaj spekulimeve për probleme në martesën e tij me gruan e tij tsdhmë prej gjashtë vjetësh, Meghan Markle, Dukeshën e Sussex, me të cilën ka dy fëmijë, djalin Archie dhe vajzën Lilibet. Në fakt, ai ka thënë më parë se ndihet i pasigurt për të udhëtuar përsëri në vendlindjen e tij me Dukeshën e Sussex për shkak të medias britanike e cila është e mbushur me thashetheme për çiftin kudo nëpër mediume online.
Duka i Sussex i ka mohuar spekullimet se ai dhe gruaja e tij, Meghan Markle, janë në prag të divorcit, vetëm sepse ata nuk kanë marrë pjesë bashkë në disa angazhime publike së fundmi, por secili më vete.
“Sipas mediumeve online duket se kemi blerë ose lëvizur në shtëpi të ndryshme 10, 12 herë,” tha 40-vjeçari gjatë Samitit të DealBook 2024 të New York Times në Nju Jork më 4 dhjetor, shkruan People. “Gjithashtu jemi ndarë 10, 12 herë. Pra, si t’ja bëjmë këtyre provokatorëve online?
Ai shtoi: “Është e vështirë të ndjekësh gjithë kohës publikimet pa baza, prandaj kjo është arsyeja pse thjesht e injoroj këtë çështjen e spekulimeve.”
Pavarësisht se lundrimi nëpër thashetheme online nuk është diçka e re për princin, i cili është i pesti në radhën për fronin britanik, ai tregoi se çfarë mendon vërtet për ata që nxisin thashethemet negative që rrethojnë jetën e tij personale.
“Personat për të cilët ndihem më keq janë komentuesit negstivë ose provokatorët online,” vazhdoi Harry. “Shpresat e tyre janë të krijuara në ajër, dhe janë gjithë kohës ‘Po, po, po, po, po,’ për një spekullim dhe pastaj nuk ndodh. Prandaj, ndihem keq për ta. Me të vërtetë, ndihem keq.”