Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Artistja Anila Hetoja rrëfen eksperiencën e saj më të re në ekspozitën e artit pamor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje; Pasqyrë e kulturës dhe traditës shqiptare
Ditët nisin pa përshëndetjen e shenjtë dhe te shtrenjtë të Martinit të vogël në familje- “Ma, mirëmëngjesi”! Nga Valentina Telhaj, psikologe/pedagoge

Ditët nisin pa përshëndetjen e shenjtë dhe te shtrenjtë të Martinit të vogël në familje- “Ma, mirëmëngjesi”! Nga Valentina Telhaj, psikologe/pedagoge

Së pari, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e vogelushit dhe gjithe komunitetit qe eshte prekur nga ngjarja e rëndë në shkollën “Fan Noli”. 

Ky rast tragjik na kujton përgjegjësinë që të gjithë kemi për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

Advertisement

Fëmijët, jane pasqyra e edukimit te shoqërisë tone.

Fëmijët nuk janë vetëm pjesë e një familjeje, por jane edhe pasqyra më e ndjeshme e shoqërisë sonë. 

Ata janë të ndikuar nga mjedisi rrethues, nga edukimi në shkollë, mbështetja familjare dhe mesazhet që marrin nga kultura dhe shoqëria me të cilét ndërveprojnë!

Kjo ngjarje është një klithëm, thirrje për veprim kolektiv, duke e parë secilin fëmijë si një përgjegjësi të përbashkët.

Shkolla nuk është thjesht një institucion për mësimdhënie, por edhe një mjedis ku fëmijët duhet të ndihen të sigurt fizikisht dhe emocionalisht. Prandaj, është jetike që, Mësuesit dhe stafi psiko-social shkollor të jenë të trajnuar për të njohur dhe menaxhuar shenja të vështirësive emocionale, të stresit apo të dhunës te nxënësit!

Të zbatohet çdo protokoll ku të përfshijnë të gjithë mekanizmat ndërinstitucional për parandalimin, identifikimin dhe raportimin e çdo situate të rrezikut që mund të dëmtojë mirëqenien e një fëmije.

Shëndeti mendor shpesh nënvlerësohet, duke u parë ende si një temë tabu. Është e rëndësishme të Inkurajojmë fëmijët të shprehin ndjenjat e tyre, emocionet pa frikë nga paragjykimet.

Edukimi i prindërve dhe mësuesve mbi mënyrat për të identifikuar shenjat e depresionit, ankthit ose stresit te fëmijët.

Përfshirja e sa me shume psikologëve në shkolla (dhe jo vetem) si pjesë aktive e komunitetit.

Çfarë mund të bëjmë si shoqëri?

Kemi shume gjera qe mund te bejme se bashku.

Të promovojmë dialog për të kuptuar më mirë sfidat e fëmijëve në mjedisin shkollor dhe familjar.

Të forcojme mbështetjen për familjet, veçanërisht ato që përballen me sfida sociale dhe ekonomike.

Té nxisim bashkëpunimin midis shkollave, familjeve dhe institucioneve për të krijuar një rrjet mbështetës akoma me te sigurt për fëmijët.

Thirrje për reflektim dhe veprim

Ky rast nuk duhet të kalojë si një statistikë tragjike. Është koha që të ndalemi dhe të pyesim:

A po bëjmë mjaftueshëm për të mbrojtur fëmijët tanë?

Çfarë masash të menjëhershme mund të marrim për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen?

Një shoqëri e shëndetshme dhe e drejtë matet nga mënyra se si kujdeset për më të vegjlit dhe më të brishtit e saj. Të gjithë kemi një rol për të luajtur: si prindër, mësues, Psikolog, profesionistë dhe qytetarë. Kujdesi ndaj fëmijëve tanë nuk është një detyrë, por një përparësi absolute.

(Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm)

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Artistja Anila Hetoja rrëfen eksperiencën e saj më të re në ekspozitën e artit pamor në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje; Pasqyrë e kulturës dhe traditës shqiptare

Advertisement