Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkolla nuk është teatër! Nga Irida Xhura

Ana ime e historisë

Miq,

Sa herë diskutojmë mbi çështje lidhur me arsimin, ka gjithmonë të paktën tri anë të historisë. Ana e prindit, ana e mësuesit dhe ana e nxënësit. Këto tri anë duhet të bëhen një nëse duam të shkojmë drejt zgjidhjes së problemeve, si bashkëpunues, si mbështetës të njëri-tjetrit për më të mirën e fëmijës.
Ajo që vërehet është përballja mes prindërve dhe mësuesve. Diskutimi këtu në të shumtën e rasteve bëhet për vlerësimin e nxënësit, kur ai nuk është maksimal.
Prindërit u qëndrojnë si një koracë mbrojtëse fëmijëve përballë mësuesit, të cilit i kërkohen shpjegime në çdo rast kur nxënësi është i pakënaqur me notën. Mësuesi, nën trysninë e kërkesës së llogarisë, i ndjerë i cënuar, i vënë në diskutim në aspektin profesional, shpjegon e shpjegon me durim, ndonjëherë edhe bën një marrëveshje të fshehtë për notën duke u vënë kështu shkelmin parimeve dhe standardeve profesionale (sipas së cilave vlerësimi duhet të jetë objektiv, transparent dhe i paanshëm) e duke cënuar MERITOKRACINË. Prindi në këtë rast largohet krenar dhe i lumtur, që ia mblodhi mësuesit dhe e arriti qëllimin.
Qëllimin? Cili është qëllimi i dashur prind? Ta edukosh fëmijën të fitojë pa meritë, pa ndershmëri? Ta edukosh fëmijën që mësuesi i nënshtrohet prindit? Ta lësh fëmijën në padije, por të lumtur?
Po nëse fëmija nuk e fiton garën e sportit, ti prind do t’i kërkoje shpjegime mësuesit? Do t’i thoje të stërvitet më shumë se mund t’ia dalë? Do ta mbështesje fëmijën në rritje? Më beso, nga ana e mësuesit të them që kjo do të ishte zgjidhja e duhur në çdo rast, jo vetëm në garat sportive. Nëse fëmija nuk largohet nga koraca e prindit, ai nuk rritet asnjëherë. Lërini fëmijët të gabojnë, të mësojnë të ringrihen me forcat e tyre dhe ta shijojnë triumfin me meritë.
Shkolla nuk është një skenë teatrale, nuk është një shfaqje me aktorë të maskuar. Shkolla është një skenë jete ku luhet e ardhmja e fëmijës e rregullat duhet të jenë të barabarta dhe të zbatuara njësoj prej të gjithëve. Lëkundja e vlerave dhe e parimeve nuk cënon vetëm nxënësin, por në tërësi sistemin arsimor dhe të ardhmen e vendit.
Secili nga ne, në anën e vet të historisë, ka një copëz përgjegjësie për atë që zgjedh të bëjë. Po ti, po zgjedh anën e duhur!
Irida Xhura

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të rrosh a të mos rrosh, në epokën “VIP”, kjo është çështja!

Next Post

Bukuria shqiptare “pushton” Stambollin: Paula Mehmetukaj, imazh i brandit ndërkombëtar (Tarik Ediz 2024)

Advertisement