Tenute Rubino, kantina lider e Puglias është rikthyer me eventet e degustimit në Tiranë. 5 mbrëmje të suksesshme mes personazheve të përzgjedhur. Etiketat e Rubinos jo më të panjohura për tryezën shqiptare, risollën shijen puljeze. Oltreme, Jadico, Viselio, Giancola apo dhe Palombara. Nuk janë personazhet mitikë të përtej detit por etiketat që Luigi Rubino i propozon publikut shqiptar. Gerexio është shtëpia shqiptare e Rubinos dhe tani do të jetë për ne shtëpia dhe shpërndarësi kryesor i verës. Aromat e bregut përballë, shijet e kripës dhe frutave të gjitha në gjakun në qelq të tenute Rubino.





