Ky sezon veror ka qenë më i suksesshmi në historinë e vendit tonë, duke u vizituar qindra-mijëra turistë nga e gjithë bota.
Mes turistëve, të shumtë kanë qenë edhe ata nga Portugalia që kanë zgjedhur Shqipërinë të kalojnë disa ditë pushime. Një prej tyre ishte regjisorja portugeze Inês Gutierrez dhe bashkëshorti i saj João Montez të cilët të mahnitur nga vendi ynë, shpërndanë në rrjete sociale të gjithë udhëtimin e tyre.
Megjithatë, jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur, kjo pasi influenceri portugez Ricardo Martins Pereira, ka një tjetër hall.
Ai ka thënë në Instagram ku ndiqet nga mbi 100 mijë persona, se në Shqipëri nuk po gjen dot asnjë femër të bukur.
“Shqipëri: Dita e 5-të. Zero vajza nga ato që një person i shikon dhe thotë: dreq! Çfarë vajzë e bukur”, ka shkruar ai duke vijuar “megjithatë ka ende shpresë”.
Ricardo nuk ka ngurruar të komplimentojë femrat portugeze: “Sa më shumë që udhëtoj nëpër botë, aq më shumë jam e sigurt se femrat portugeze janë (ose një nga) më të bukurat në botë”.
Mesa duket, influenceri ka ardhur në Shqipëri por zemrën e ka lënë në Portugali, se shpjegim tjetër do ishte vështirë t’i jepej ankesave të tij.
Gjithsesi, përveç kësaj ankese të pazakontë, ai nuk i ka kursyer lëvdatat për bukuritë natyrore të vendit tonë, duke dokumentuar udhëtimin për ndjekësit e tij.