Diellzim Dauti, 15 vjeçari i Lindur ne Itali, i cili luan ne Klubin futbollistik Rinia, Fshati Negotine e Pollogut, Maqedoni, kapiten ne Ekipin e tij, shpallet kampion i ligës rajonale të Pollogut!

Modeli i tij në kombëtaren kuqezi është pikërisht Nedim Bajrami, lojtari me të cilin ai ngjan më shumë edhe për nga karakteristikat futbollistike. Flasim pak më shumë me Diellzimin…

-Diellzim, përshendetje! Në fillim më trego si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi tek ti?

-Talentin dhe dëshirën për futboll e zbuluan kur isha më i vogël, tek dajat në Itali. Atje kam nis si të thuash t’i përkushtohem që në hapat e para futbollit.

-Si është marrëdhënia jote me klubin? Na thuaj diçka për ecurinë me klubin “Rinia”?

-Te klubi im ndihem shumë mirë. Ne punojmë fort dhe kam besim që gjithmonë do të marrim vetëm rezultate pozitive.

-Kapiten, kampion ne Ligen Rajonale te Pollogut, si ndihesh nën petkun e këtij titulli?

-I vlerësuar dhe i privilegjuar. Vlerësimi shkon dhe për shokët e skuadrës të cilët janë dhe ata maksimumi dhe punojnë shumë gjatë gjithë kohës.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Nëse po, çfarë i thua vetes?

– Po, zakonisht i shikoj ndeshjet e mia dhe përpiqem nxjerr sa më shumë mësime e të përmirësoj veten në vazhdimësi, duke studiuar gabimet e mia që të mos i përsëris në të ardhmen.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur nga ndeshjet që ke realizuar deri tani, duke qenë se je vetëm 15 vjeç?

-Kur fituam dhe u bëmë kampionë të ligës rajonale të Pollogut! Ishte një emocion i jashtëzakonshëm dhe kurorëzim i një pune në ekip.

-Babai yt Fikret Dauti, është artist, këngëtar i njohur i muzikës së gjallë, a ka qenë mbështetje ai në rrugën tënde të futbollit apo kishte dëshirë të bëheshe pjesë e artit?

-Ai ka qenë dhe është mbështetja ime më e madhe. Dëshira e tij ka qenë që unë të bëhem ajo që ndjej dhe dua, kjo e bë atë babain më të mirë në botë, përveçse artist shumë i mirë. 

– Cila është sakrifica më e madhe që mendon se mund të bësh për futbollin?

-Nuk e di ende, ndoshta të qëndruarit larg familjes për një kohë të gjatë.

-Kush është modeli yt në futboll?

– Idhulli im te kombëtarja kuqezi është ylli Nedim Bajram, më pëlqen fakti se si ai jep zemrën gjithmonë në çdo ndeshje dhe aftësitë e tij e çojnë lojën në një tjetër nivel. Me Nedimin jemi takuar disa ditë më parë bashkë me një tjetër talent në futboll Edis Bajramin dhe ylli i kombëtares n’a inkurajoi që të punojmë fort dhe të arrijmë rezultate të larta.

-Çfarë synimi ke për të ardhmen?

-Sigurisht, synimet për të ardhmen janë që të arrij të luaj në nivele të larta të futbollit europian. Po punoj shumë që të rritem teknikisht e të jap maksimumin tim në çdo ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *