Në këtë shkrim të realizuar mbi baza reale rreth realizimit të veshjeve “Made in Albania”, ne duam të vëmë theksin mbi punën e mirë që bëjnë kompanitë shqiptare por mbi të gjitha mbi brendin e ri “Lovelo” i cili ka përqafuar tregun shpejt dhe cilësisht!
“Lovelo” është një markë shqiptare e modës për femra, e përcaktuar nga thelbi i feminitetit, besimit, joshjes, sensualitetit dhe stilit të pavarur. Koleksioni është projektuar përmes një proçesi kreativ, simbiotik ku muza e frymëzimit është femra Lovelo. Moda është mjeti i vetëshprehjes së artit të tyre. Ata synojnë të sfidojnë kufijtë e pëlhurave luksoze dhe të ofrojnë një perspektivë të re për stilin e veshjeve të femres dhe të vlerësojnë linjat e saj.
Fuqia e “Lovelo-s” është në prodhimin e ciklit të plotë që përfshin dizajn, prerje, qepje, e gjitha “Made in Albania”!
Risi në treg është PERSONALIZIMI. Nëse dëshiron që modeli dhe dizajni te jete unik mund ta gjeje vetëm tek “Lovelo”, atribut dhe rëndësi për origjinalitetin. Kjo është një pikë për të cilën mund të flasim gjatë por ajo që duam të theksojmë është mundësia e krijimit vetëm të një modeli posaçërisht vetëm për ty, e bën “Lovelo-n” krijues unik katërcipërisht.
Aftësia dhe origjinaliteti i “Lovelo-s” është edhe fakti që i ka bërë njerëzit t’a njohin, pëlqejnë dhe besojnë që në momentin që ata kanë në duar një krijim të “Lovelo-s”.
Rritja e këtij brendi bën diferencën në karrierë për kreatorët e tij. Ajo që vumë re tek ky brend është reputacioni i krijuar me prezencën e tij. Stina e prezantimit është vera dhe duke qenë brand i ri me të drejtë krijohet mëdyshje, por na besoni, çdo fjalë e shkruar këtu është absolutisht e bazuar në vërtetësi. Influenca e Lovelo është pikërisht nga vlerësimet dhe review-t e atyre që i kanë veshur qofshin personazhe publike apo jo.
Çdo femër e cila dëshiron të ndihet sensuale buzë detit, tashmë e ka një zgjidhje përmes këtij koleksioni të mrekullueshëm për të shijuar pushimet verore, ajo mban emrin “Lovelo”.
Ku mund t’a gjeni këtë brand dhe modelet e tij?!
Përveçse online në instagram dhe website e gjeni edhe ne dyqane fizike ne Tirane, Shkodër dhe Vlorë!
-Linqet e instagramit dhe webit!
www.lovelo.al
@lovelo_official_