Janë të parët që sulmohen nga bandat kriminale. Janë të parët që kritikohen nga vetë qytetarët, edhe pse këtyre të fundit, forcat e rendit u janë gjendur përherë në gatishmëri. Vështirësia dhe rrezikshmëria e punonjësve të rendit publik është pesëfish më e madhe se ajo e nëpunësve të administratës publike. Janë këta punonjës që përveçse duhet të na mbrojnë ne, duhet të përkujdesen edhe për veten e tyre. Rrezikshmëria ndaj tyre është e lartë, pasi jo rrallëherë u duhet të përballen me njerëz të lidhur me krimin, nga shkalla më e ulët e tij e deri në atë më të lartën, ku shpesh punonjësve të rendit u rrezikohet jeta në mënyrë fatale. Mjetet mbrojtëse që nëpunësit e rendit nuk mjaftojnë për t’i mbrojtur nga rreziku. Po këta punonjës duhet të përballen çdo ditë dhe me armiq të brendshëm, siç janë shqetësimet fizike, mendore dhe emocionale, të cilat sigurisht vijnë nga sa më sipër dhe janë më të rrezikshëm sesa kriminelët.

Një realitet i cili i ka zbehur forcën e ligjit, duke pasur parasysh që grupet kriminale kanë lidhje me politikën kane influencë në institucionet ligjzbatuese dhe e bejnë të parëndësishme deri edhe jetën e tyre. Sa e sa oficerë, janë ndjerë të kërcënuar, si L.P, K.G apo A.Th të cilët e kanë ndjerë kërcënimin deri në jetët apo familjet e tyre.

Sjellim këtu shembullin e një ish oficeri dhe njëkohësisht ish shefi komisariati si A.Th. Gjatë ushtrimit të detyrës si shef komisariati në Mallakastër, nga tetori i 2018 deri në korrik të 2019, është ushtruar presion psikologjik e moral përmes rrjeteve sociale, disa prej mesazheve të cilat i kemi edhe ne e për etikë po publikojmë vetëm një.

Deri kur do vazhdojë ky sulm, kërcënim ndaj rendit, ndaj njerëzve të cilët kanë dhënë mish e shpirt në punën që bëjnë?! A është kjo arsyeja kryesore që ata çdo ditë largohen nga vendi, duke mos u ndierë të sigurtë për veten dhe familjen?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *