Rikthehet Komedia “Pas vdekjes” e Çajupit me regji nga Elma Doresi në skenën teatrore, në Podujevë. Regjisorja Doresi, e mirënjohur në Shqiperi, ka zgjedhur që këtë vepër por jo vetëm, Podujevën. Në një intervistë përpara premierës vitin e kaluar, Doresi tha: “Me Podujevën dhe teatrin e këtij qyteti jam njohur shumë herët, ndoshta 2011, nëpërmjet festivalit “Ndryshe”. Një vit më parë realizuam bashkëpunimin tonë të parë me vepër shqiptare, përkatësisht “Nusja në thes” nga Hekuran Zhiti dhe kështu erdhëm serish në bashkëpunimin tonë të dytë. Në Podujevë, regjisorja tha se ka meritë komuna  dhe vetë teatri, që u në skenë një vepër shqipe.

Shfaqja është e ndërtuar me këngën, ku nuk mungojnë as poezitë e Çajupit si edhe një letër e tij e cila është dërguar në 1909 ku Çajupi pershkruan me një ironi të bukur dhe therrëse atë çfarë ndodh brenda klubit të Selanikut.

E trajtuar ne grotesk ku nuk mungojnë as elementet e tij dhe në ndërtimin e karaktereve .

Rikthehet me datën shkurt 2023 ne Teatrin Avdush Hasani, Podujevë

Aktorët: 

Ryva Kajtazi

Muhamet Zeka

Besart Zeneli

Gani Morina. 

Regjisore ; Elma Doresi 

Skenografia : Artan Hasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *