Koncepti i marrëdhënieve të shëndetshme është,  i ndryshëm dhe ne i ndërtojmë marrëdhëniet siç e përceptojmë ne! Konkretisht, ne ishikojmë marrëdhëniet e gjithësecilit ose me saktë çdo familje e gjykojmë  nga jashtë  dhe praktikisht nga këndvështrimi i jashtëm të gjithë janë perfekt . Pa grindjet, problemet ekonomike , xhelozitë dhe kontrollin e partnerit /es. Për këtë arsye ekzistojnë marrëdhënie të shëndetshme dhe toksike.  Ideja është që një person toksik mundohet të manipulojë çdo sjellje e lëvizje te personit tjetër, duke ndërhyrë në çdo hapsirë personale e fiziologjike. duke i pushtuar lirinë , duke ndikuar në veshje, ushqim e madje duke ndërhyrë dhe në çështje vetjake.

Një marrëdhënie e shëndetshme ka benefite pozitive në jetën tonë!

Kjo përceptohet në konceptin e mirësisë, që kur ti e do dikë , ti je më protektiv , mbase dhe xheloz por emërtohet si xhelozi e moderuar . 

Kur ti do dike e lë të lirë është koncept i liridë dhe dashurisë. Nëse ti nuk zotëron diçka që s’është e jotja dhe ajo është liria krijohet besimi respekt reciprok , të shpenzuarit kohë së bashku , komunikimi i hapur , ndershmëria, përputhshmëria seksuale , ruajta e individualitet, mbështetja .

Të flasësh për lumturinë që vjen nga dashuria api marrëdhëniet ti duhet ta ndjesh së pari vet. Është partneri /ja por kjo varet nga mënyra sesi ne e konceptojmë , dhe sesi ne e ndërtojmë një marrëdhënie.  Kjo përbëhet nga , respekti reciprok që në vetvete është një marrëdhënie avantgarde ku ekziston sinqeriteti me bashkëshortin , besimi jo se ti kontrollon partnerin/ en por ti e beson pa e shkatërruar me pasiguri .

Një burrë duhet tju japë lirinë e zgjedhjes dhe veprimit. Shantazhi dhe presioni psikologjik shkatërrojnë marrëdhëniet.  Askush s’ka të drejtë të shtypë aspirat e tua dhe të heqë lirinë sepse në momentin që ne i heqim lirinë një personi ose individi ne e kemi humbur përgjithmonë .

Ndërsa bashkërendimi, respekti, janë koncepte që krijojnë marrëdhënie të shëndetshme ku mund të mund të diskutosh çdo gjë, si raporti seksual , problemet ekonomike , rritja e fëmijëve , familja… Pra duhet çdo gjë të diskutohet si në aspektin pozitiv dhe negativ. Sa më të hapur të jemi në komunikim aq më të aftë do të jemi për të zgjidhur çdo gjë bashkë .

Dhe mbi të gjitha ajo që ngelet në fund është respekti , dashuria dhe benefitet që ne marim janë shpirtërore . Të ndjehesh i/e lumtur ti e personifikon në shpirtin tënd , në  të gjithë qënien tënde pa marrë parasysh asgjë . Sa më shumë njerëz të lumtuir të kesh rreth e rrotull aq më shumë të vijnë gjëra pozitive.  Lumturia gjendet brenda nesh , dhe ajo pasqyrohet në çdo ambjent , të jesh mirënjohës dhe falenderues!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *