Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk bëhet fjalë vetëm për lodhje! A e dini pse rojeve mbretërore u bie të fikët në evente të mëdha?

A Guardsman faints at Horseguards Parade for the annual Trooping the Colour ceremony in central London, Britain June 11, 2016. Trooping the Colour is a ceremony to honour Queen Elizabeth's official birthday. The Queen celebrates her 90th birthday this year. REUTERS/Dylan Martinez

Pak ditë më parë një roje mbretërore humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë, teksa ruante arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth.

Arkivoli i Mbretëreshës po ruhet 24 orë në ditë, me ushtarë që rrotullohen çdo 20 minuta rreth arkivolit.

Në total gjatë gjithë turnit të tyre, ata qëndrojnë në vend për gjashtë orë.

Advertisement

Ky incident i fundit ka zbuluar se rastet kur rojeve mbretërore iu bie të fikët në evente të mëdha janë të shumta dhe kjo ka një kuptim dhe arsye të veçantë.

Majori Dai Bevan, i cili udhëhoqi Gardën e Nderit prej 101 trupash në dasmën e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka treguar se rojet në të vërtetë mësohen e trajnohen për të humbur ndjenjat për të tërhequr vëmendjen.

Ai tha se pjesë e trajnimit të ushtarëve është edhe të rënit të fikët dhe kjo duke shmangur rënien anash ose mbajtjen pas diçkaje për mbështetje.

Duhet të të bjerë të fikët për vëmendje.

Sipas tij perfeksioni në këtë trajnim shfaqet te ata ushtarë që mund të rrëzohen me fytyrë duke mbajtur edhe pushkët e tyre.

Por ka edhe raste të tjera kur rojet mbretërore kanë humbur ndjenjat për shkak të lodhjes, pasi qëndrimi drejt në vend për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë tendosje të muskujve, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ënjtje të këmbëve.

Kjo e kombinuar me peshën e uniformës së tyre, kushtet mjedisore dhe presionin për të përmbushur detyrat e tyre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Revista Online-Shtator 2022

Next Post

“Një person që di të kërkojë falje”! Këto janë 3 mësimet e rëndësishme që Dojna Mema do donte t’ia jepte të birit

Advertisement