Kam dëgjuar se të përdorësh “Whitestrips” për zbardhjen e dhëmbëve është e dëmshme për dhëmbët, të krijojnë bakterie. Është e vërtetë kjo? Unë kam disa ditë që po i përdor dhe me të vërtetë janë të efektshme por po vë re diçka që mishrat e dhëmbëve më dhëmbin. Të vazhdoj t’i përdor apo t’i lë?

 Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:-  Përshëndetje! Zbardhimi i dhëmbëve  realizohet në dy mënyra. 1-Zbardhim profesional nën mbikqyrjen e një stomatologu profesionist. 2-Zbardhim në kushte shtëpie me produkte farmaceutike. Në të dyja rastet do rekomandoja konsultën paraprake me një stomatolog profesionist i cili do të vlerësojë gjendjen e përgjithshme të dhëmbëve dhe gingivave dhe do t’iu këshilloj ose jo përdorimin e zbardhuesve. Lënda zbardhuese që përmbajnë të gjithë zbardhuesit është peroksidi i hidrogjenit, përqëndrimi i të cilit ndryshe është tek zbardhuesit që aplikohen në klinikë dhe ndryshe tek zbardhuesit që aplikohen në shtëpi. Dy nga efektet anësore që mund të shkaktoj zbardhimi janë ndjeshmëri e rritur tek dhëmbët e cila shkaktohet nga përqëndrimi i lartë i peroksidit të hidrogjenit dhe acarim i indeve kur zbardhuesi është në kontakt të drejtëpërdrejt me indet për një periudhë të gjatë kohore.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *