Sapo ka publikuar kengen e saj me te fundit nje bashkepunim me kengetarin Imbro Manaj, shqiptarja qe po ben karriere ne Amerike, Xhemi Nokshiqi Muzai, ne nje komunikim me te na rrefeu:

“Kënga ime e fundit qe një këngë, kushtuar adhuruesve të mi të muzikës. Dëshirës për dicka të re iu bashkangjit dhe një artist i mrekullueshëm, koleg i imi gjithashtu Imbro Manaj. Pas krijova tekstin filluam punën, por për fat të keq u nda përgjysme për dy vjet, për arsye që babai im i dashur humbi jetën. Pas dy vitesh u publikua videoklipi im i ri , i titulluar “Dua të Dal” me kompozitor:  Alfred Sula. Kjo kenge erdhi si nje muze per mua. Këngë e cila solli një impakt shumë të mirë tek ndjekesit e saj por Xhemi nuk harron te falenderoj për këngën e saj të mëparshme dhe kengetarin e mirenjohur Muharrem Ahmetin.

Pyetjes tone nese ajo ka pasur si qellim famen Xhemi pergjigjet: “Unë nuk kam patur si qëllim famën apo emrin e madh, por vetëm dëshirën që të kënaq ndjekesit e mi, të afërmit e mi dhe vetveten, sepse muzika mua më shëron shpirtin. Familja dhe dëshira që kisha ishin ato që më nxitën drejt muzikës, artit, e instrumenteve.

Përtej muzikës në të kënduar, Xhemi eshte konfirmuar dhe si një poete e mirëfilltë duke korrur sukse me poezinë shqipëtare dhe atë ndërkombëtare, duke u nderuar dhe vlerësuar nga shumë shtete të botës. E nderuar me dhjetra kupa të ndryshme të Arta dhe certifikata dhe çmime të ndryshme në botën e letërsisë, por gjithashtu anëtare e akademisë AAAS  të NY.


Poezia shfaq tek Xhemi shpërthimin e ndjenjave dhe emocioneve të botës së brendëshme.
Projekte te tjera jane ne ardhje por nderkohe ju ftojme te degjoni dhe pse jo edhe kerceni nen ritmet e kenges se shoaeruar me klip “Dua te dal” Suksese mikja jone Xhemi…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *