Aktorja e dashur, Eva Alikaj, ka deklaruar së fundmi se i ka kërkuar Ermal Mamaqit që të marrë pjesë në serialin e tij dhe ky i fundit e ka injoruar duke i mbyllur telefonin.
“Ermal Mamaqin, para disa muajsh, kur po xhironte filmin “H.O.T”, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliardri. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time.
Ai nuk të llogarit fare. Por, ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën.
Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”- u shpreh  në një intervistë për “ReportTV”.
Si do reagoj Ermal Mamaqi pas kësaj deklarate?! Koha do e tregoj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *