Intervistoi: Fabjola Kuburi
“Roza Koni dress” është një nga emrat më të njohur në disajn dhe veshje elegante gjithashtu një nga emrat pjesëmarrës në sfilatën e bamirësisë të organizuar nga Brixhida Muça vetëm pak ditë më parë. Flasim më gjerë me Rozën…!
-Roza, stilistja e zemrës së të gjithëve atyre që duan veshje unike. Dy fjalë për vitin që po jetojmë, si duket post pandemia?
-U mësuam dhe u adoptuam me pandeminë ishte një periudhë reflektimi për cdo aspekt të jetës ndërsa nga ana profesionale kisha liri veprimi dhe dëshira për të krijuar asnjëherë nuk më mungon!
-Ti ishe një nga 12 stilistet e “Lumturo dhimbjen” sigurisht që je ndjerë e privilegjuar dhe e vlerësuar, por si e ke jetuar ti këtë eksperiencë?
– Kisha planifikuar një udhëtim në Europë dhe sapo më telefonoi Brixhilda, unë e anullova udhëtimin se përkonte me datën e sfilatës . Si gjithmon më pëlqejnë sfidat, aq më shumë që ishte për bamirësi, dhe fillova të pyes vajzat për modele, që a keni dëshir të sfiloni është falas nëse e ndjeni mund të vini, por nuk kisha atë maninë të jenë elegante, thjesht të vinin me dëshirë dhe të përcillnin mirësi edhe fëmijët që janë pa komplekse si engjëj, gjej rastin t’i falënderoj të gjitha!
-Motivet e veshjeve të tua anonin nga patriotikja, u pëlqyen, u duartrokitën dhe patën një boom në tapetin i sfilimit. Ke dhënë maksimumin tënd në këtë sfilatë bamirësie, je e kenaqur me punën që ke bërë?
– Aty unë paraqita një pjesë të vogël të asaj krijmtarie që kam hedhur në letër gjatë kohës së pandemisë, asnjëherë nuk kënaqem me veten, dhe jo shumë larg do shihni përsëri krijme që do kënaqin shijen e shqiptarëve, por edhe të vendeve përreth. Me temën e paqes në rajon që është tepër e domosdoshme në këto kohë ku njerëzit janë pak të trazuar dhe nuk gjejnë qetësinë e duhur dhe kurajon për të ecur përpara.
-Roza dhe stilimi, një binom i pandashëm i yti, çfarë të mban kaq të lidhur me disajnin dhe realizimin e veshjeve?
-Sa bukur i gërsheton pyetjet ti Fabjola! Të kesh kaq shumë vite eksperiencë, profesionin e sheh më shumë si bashkëudhëtar të jetës sesa si biznes dhe nganjëherë e sheh si argëtim apo si motiv që nuk rri dot pa të , një profesionist, artistit është gjithmonë në kërkim të së resë sepse njerëzit janë të ngopur me veshje, por të etur për krijmtarinë e re!
-Bamirësia dhe filantropia bëhen me zemër, por duhet edhe pak më shumë evidentim për solidarizim të masës. Çfarë ka ende në rrugën tënde?
– Shumë gjeste apo dhunti nuk janë të shpjegueshme, por një gjë është e sigurt solidarizimi për një kauzë të mirë mbledh njerëz me zemër të madhe! Dhe gjithmonë eci me mendimin asgjë nuk marim me vete, por veprat e mira mbesin në mendje të njerëzve dhe historisë së një populli!
– Lamë dicka pa thënë?
– Edhe pse mund të kemi lënë shumë pa thënë, krijmtaria mban mijëra fjalë brenda saj.
Ishte kënaqësi që shpreha me pak fjalë për profesionin tim dhe sfilatën e bamirësisë “Lumturo dhimbje”. Të përshëndes ty dhe stafin tuaj! Ju uroj suksese për gazetën dhe revistën tuaj!