Kur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Moska e ka si shënjestrën numër 1, ai gjithashtu vuri në dukje se familja e tij ishte shënjestra numër 2.

Kjo deklaratë e zymtë tërhoqi vëmendjen për gjendjen e vështirë të familjes së tij, zonjës së parë Olena Zelenska dhe dy fëmijëve të vegjël të çiftit, Oleksandra, 17, dhe Kyrylo, 9.

Në ditët që pas mësymjes ruse, Olena ka përdorur rrjetet sociale për të shprehur inkurajimin e saj për popullin ukrainas. “Sot nuk do të kem lot. Do të jem e qetë dhe e sigurt”, shkroi ajo në Instagram javën e kaluar.

“Fëmijët e mi po më shohin. Unë do të jem pranë tyre. Dhe pranë burrit tim. Dhe pranë jush”, tha ajo. Familja nuk është ribashkuar që në fund të shkurtit. Zelensky dhe fëmijët e tyre janë aktualisht në një lokacion të fshehur.

Jeta e hershme – Çifti u martua në shtator 2003, përpara se të fillonte karriera politike e Zelenskyt. Ish-komediani publikisht tha se harroi të informonte gruan e tij për vendimin për të kandiduar për president. Olena mori vesh për kandidaturën e burrit të saj nga rrjetet sociale, tha ajo për revistën Vogue Ukraine.

“Pse nuk më tregove?” e pyeti ajo. Përgjigja e tij: “Kam harruar”. Zelensky tha në fillim “nuk isha shumë e lumtur kur kuptova se këto ishin planet”.

“E kuptova se si gjithçka do të ndryshonte dhe me çfarë vështirësish do të duhej të përballeshi”, tha ajo në intervistën e vitit 2019, vite para se burri i saj të bëhej një udhëheqës dhe fytyra e rezistencës ukrainase.

Megjithatë,Olena Zelensky është përshtatur me rolin e zonjës së parë, duke mbështetur kauzat si uria te fëmijët dhe dhuna në familje. Olena, 44 vjeçare, u rrit në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih. Aty u rrit edhe bashkëshorti i saj.

Dyshja u njoh në fakultet. Ajo studioi arkitekturë, ndërsa ai për drejtësi. Por, çifti gjeti veten dhe zhvilluan karrierën si komedianë. Presidenti Zelensky, themeloi një kompani produksioni, Studio Kvartal 95, ku Olena iu bashkua në punë si skenariste e filmave dhe serialeve – para se jeta e tyre të ndryshonte përgjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *