Fabjola Kuburi:- Përshëndetje, për një prezantim më të gjerë për lexuesin dhe pacientët që kanë nevojë për ndihmën e një specialisti terapeutik, çfarë do tregonit pak më shumë për ju dhe klinikën tuaj? 

Elton Xheja:-Përshëndetje ! Unë jam Elton Xheja, fizioterapist i klubit shumësportesh “Tomorr Sinani” gjithashtu dhe fizioterapist pranë klinikës mjekësore “Aplus Medical” Tiranë. Kam kryer studimet e lartë në bachelor dhe master shkencor në “Fizioterapi klinike” ,kam kryer trajnime të ndryshme dhe aktualisht jam duke ndjekur trajnimin  pranë federatës shqiptare të futbollit në “Fizioterapi Sportive “.

Eksperiencat e punës që prej vitit 2018 e në vijim kanë nisur pas mbarimit të studimeve të larta dhe kanë qenë një shtysë për mua duke më dhënë formimet e duhura në fushën e fizioterapisë. Prej vitit 2020 jam drejtues i klinikës së fizioterapisë duke ofruar të gjitha rehabilitimet mjekësore që përfshin fizioterapia.Për secilin trajtim mjekësor klinika është e kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e duhura të punës. 

-A duhet sqaruar diçka rreth fizioterapisë dhe ushtrimeve fizike? 

-Janë patjetër të lidhura ngushtë me njëra tjetrën.Vetë fizioterapia ofron trajtime dhe rehabilitime nisur nga ato pediatrike,ortopedike,reumatologjike,geriartrike,neurologjike dhe ato sportive të cilat në thuajse 30 % të rasteve përfshijnë ushtrimet fizike në një fazë të caktuar. Këto ndiqen sipas protokolleve të caktuara dhe të krijuara posaçërisht për secilin pacient duke iu referuar moshës,peshës,patologjisë së caktuar dhe gradës së problematikës. 

-Nëse unë vij në klinikën tuaj, çfarë gjej? 

-Në klinikën tonë gjëja e parë që ju mirëpret është gadishmëria ,humanizmi,stafi mikëpritës pasuar të gjitha kto me profesionalizëm dhe seriozitet në punë duke mundësuar rikuperimin maksimal të pacientëve tanë. 

-Kush troket më shpesh në derën tuaj? 

-Nga qytetarët e thjeshtë deri tek personazhet e njohur publik, të gjithë ata që kanë nevojë për një rehabilitim të dhimbjeve të muskujve, shpinës, qafës e gjithçka që lidhet me problemet që zgjidhen përmes metodave fizioterapeutike.

-Pacientët, personazhet publike sepse në kliniken tuaj kam parë shumë emra të njohur,  pasi marrin shërbimin shëndetësor fizioterapeutik, çfarë vlerësimi merrni prej tyre? 

-Vlerësimet janë nga më pozitivet të cilët e shprehin në forma të ndryshme dhe kjo më jep motivim dhe përgjegjësi që punën time ta përmbush me sukses. 

-Thuhet që numri i qytetareve që vuajnë nga sëmundjet muskulo-skeletike janë të shumta. Pse ndodh kjo sipas jush? 

-Klinika jonë ka pritur pacientë të patologjive dhe moshave të ndryshme, por kohët e fundit është vënë re një shtim i rasteve me deformime të shtyllës kurrizore si pasojë e pozicionit të gabuar në punë apo një zgjatjeje të parakohshme që ndodh zakonisht tek të rinjtë. Gjithashtu rastet janë të shumta tek pacientët post covid të cilët rekuperohen mjaft mirë me anë të fizioterapisë. 

-Në fund lamë dicka pa thënë, ku mund tju gjejnë ata të cilët kanë vërtet nevojë për prekjen tuaj në muskuj dhe kthyer në pozicionin e tyre?! 

-Patjetër,klinika jonë ndodhet në Komunën e Parisit ,rruga Haxhi Kika ,Tiranë. Na gjeni në rrjetet tona sociale ose në numrat e telefonit 0695776766 dhe 0682003002

Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *