Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Artela Brahimi: E lumtur përmes muzikës

Artela është pjesë e “Intervistës” prej vitesh dhe sa herë që la diçka të bukur për të sjellë e bën përmes dritares së saj besnike…Flasim më tej me të…!

Artela, rrugëtimin tënd tanimë e pret Londra. Mendon se do të presin me të njejtin entuziasëm që të kanë pritur ketu?

Advertisement

-Shpresoj dhe uroj qe po. Mora një ftesë për disa mbrëmje ku ka shumë shqiptarë dhe nuk mund të mos vija këtu në Londër!

-Kur je person publik, çdo njeri ka një opinion për ty. Të shqetëson nëse ato janë të papëlqyeshme?

– Aspak, është çështje shijesh. Sigurisht, nuk mund të më duan të gjithë.

– Mendon se publiku e kupton atë që ti kërkon të sjellësh përpara tij?

– Me raste, por deri më tani mendoj se çdo projekt i imi është pritur mirë nga të gjithë.

– Cili është përcaktimi yt për suksesin?

– Talent, punë, punë, punë dhe pak fat. (Buzëqesh)

– Të ka bërë suksesi më të lumtur?

– Lumturia nuk më ka munguar as më parë, por sigurisht, më ka bërë më të plotësuar.

– Cilat janë gjërat që shijon kur bëhesh e njohur për publikun?

– Të qenët në qendër të vëmendjes ka anë pozitive dhe negative. Pozitive është kur e ndjen përkujdesjen, mirësjelljen dhe vlerësimin që kanë të tjerët ndaj teje.

– Është e lehtë ta ndash jetën private nga puna?

– Sigurisht, puna është punë, edhe pse ndonjëherë ndërthuren bashkë, por nuk është problem të dish t’i menaxhosh të dyja.

– Çfarë ka nga jeta jote private që do të doje ta bëje publike?

– Përveç faktit që jam e lumtur, asgjë tjetër. (Buzëqesh)

– Kur e kupton që një punë është vërtet e mirë?

– Kur punën që bën nuk e sheh si lodhje dhe kur merr rezultate pozitive.

– Për të qëndruar në treg, është e nevojshme të bësh kompromise? Të është dashur të bësh të tilla?

– Nuk është domosdoshmërisht e nevojshme, por për të rënë në sy më shpejt, shërben.

– Cili ka qenë një ndër vendimet më të zgjuara që ke marrë?

– Të këndoj dhe të jem në skenë!

– Sa e ndjeshme je ndaj pëlqimeve në youtube?

– Sigurisht, është njëfarë matësi që tregon vlerësimin e njerëzve ndaj punës sime.

– Dikush nga kolegët është shprehur se ato që janë vërtetë hite kanë nga 100 pëlqime, jo 10.000 dhe kjo do të vërtetohet me kohën…

– Kolegu ose kolegia ka të drejtë. Në një shtet me 3 milionë banorë, nuk mund të marrë një këngë 20 milionë klikime, përndryshe duhej të ishte hit botëror. Por, jemi mësuar tashmë që ka nga ata që në Youtube kanë me miliona klikime dhe këngën e tyre mund ta kenë dëgjuar realisht vetëm ai që e ka bërë dhe vetë ai që e ka kënduar. Domethënë, nuk ka shifra reale në treg.

– Nga përvoja jote, janë të mundshme miqësitë në muzikë?

– Më shumë do thoja interesi. Miqtë janë me kokrra.

– Ka ndonjë prej kolegeve me të cilën nuk flet?

– Po, ka shumë. Ato që s’i njoh nga afër. (Qesh)

– Çfarë të pëlqen veçanërisht në një marrëdhënie?

– Mirëkuptimi, siguria.

– Çfarë të bën të skuqesh?

– Dielli. (Qesh)

– Çfarë është ushqim për shpirtin tënd?

– Muzika dhe vajzat e mia!

– Cili është qëllimi yt?

– Të kem jetëgjatësi në muzikë, jo një pikë kulmore dhe pastaj të zhdukem.

– Ti je tipi i femrës që…

– …edhe kur jam gabim, kam të drejtë. (Qesh)

– Për çfarë ke shpenzuar më shumë kohë?

– Për muzikën.

– Njerëzit që do patjetër t’i kesh afër?

– Familja.

-Ka diçka në horizont për sa i përket muzikës?

-Kam shumë projekte gati por që them se do i vë peshën e duhur për ti publikuar sapo të kthehem nga Londra. Më prisni ♥️

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ana Maria: Klipe plot ngjyra, si qenia ime

Next Post

Oriana Cama: Arti, edhe kur është i vërtetë në rrjete sociale bëhet pis

Advertisement