“Mirel Center” është një nga shumë qendra dermoestetike që operojnë në qytetin e Tiranës. Megjithatë, ka disa detaje fare të vogla por qe bëjnë një diferencë të madhe, që e dallojnë “Mirel Center” nga sipërmarrjet e tjera të dermoestetikës në Tiranë. Kjo qendër drejtohet nga Mirela, një profesioniste e fushës por dhe një sipërmarrëse e suksesshme e cila ka ditur të tërheqë dhe të plotësojë nevojat e klientelës nëpërmjet përpikmërisë, profesionalizmit dhe njohurive të thella në fushën e estetikes, duke këshilluar klientët me imtësi rreth nevojave të tyre, e jo thjesht duke u dhënë shërbim. “Mirel Center” është një klinikë e aftësuar për kujdes dermatologjik, konsulta për mirëqenien e lëkurës, dermoestetikë, fizioterapi, trajtim trupi, parukeri dhe dizenjo thonjsh. Një sallon gjithëpërfshirës që plotëson në maksimum çdo kërkesë për mirëqenien fizike.
Mund t’i hidhni një sy instagramit të saj për t’u mrekulluar: @mirel_center