Me hyrjen e vjeshtës dhe mbylljen e në vere pandemiketë gjithë këngëtarët po nxitojnë të sjellin këngë e klipe, në mënyrë që të jenë sa më pranë publikut.

Si këngëtarët e muzikës popullore por edhe turbo folkut, edhe ata të asaj popullore tashmë kanë sjellur produktet e tyre. Silvi Dollapi është kujdesur që për dëgjuesit e saj të prezantojë një këngë dhe klip të bukur, të titulluar “Diamante e Xhevaire”

Kënga është realizuar në studio NP~Shkup
ndërsa klipi nga Dartchanel!

“Kam realizuar një këngë dhe titulli i këngës është “Diamant e Xhevaire” Kam bashkëpunuar me Np Studio ku është realizuar i gjithë aranzhimi i këngës, ndërsa me klipin është marrë DartChanel” ka thënë këngëtarja, duke treguar që në planet e saj është edhe një bashkëpunim i cili “pritet të realizohet gjatë pranverës dhe të jetë gati për stinën e nxehtë të cilën shpresojmë të jetë pa kufizime sepse muzika pa kufizime është jetë, e kundërta e asaj qe jetuam e po jetojmë këto dy vite” ka thënë më tej këngëtarja.
Më poshtë keni linkun e këngës së Silvit të cilën ju ftojmë ta shijoni dhe pse jo të kërceni:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *