Këngëtarja Ermira Memaj sapo ka publikuar produksionin e saj më të fundit të titulluar “A e din”. Një këngë kushtuar dashurisë, e kuruar deri në detajet më të vogla, me një videoklip të realizuar në natyrë. E publikuar më datë 1 tetor, kënga numëron më shumë mbi 10 mijë shikues, në kaq pak kohë.

Tinguj që i përafrohen muzikës tradicionale, shkrirë me imazhet e së sotmes, pra, të këngëtares vijnë mrekullisht bukur në klipin “A e din”. E pyetur nga “Gazeta Intervista” lidhur me pritjen e fansave dhe të publikut, Memaj shprehet se është mjaft e kënaqur dhe se ka marrë shumë komente pozitive nga ata që e njohin dhe të tjerë që thjesht e ndjekin dhe e pëlqejnë muzikën e saj. Këngëtarja pohon se ka shumë projekte të tjera në proces pune dhe falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.