Nëse hyni ndonjëherë në Parlamentin Britanik, kujdesuni që të mos vdisni aty, sepse diçka e tillë ndalohet me ligj. Dhe, nëse jeni në Oklahomë, mos e lini gomarin tuaj të flejë në vaskë pas orës 7 pasdite. Këto janë disa nga ligjet më të çuditshme të botës, të cilëve ia vlen t’u hedhim një sy.

 

  1. Në ishujt Samoa konsiderohet krim që dikush të harrojë ditëlindjen e gruas. Meqë ra fjala, ligji do të ishte mirë të respektohej edhe në vendet e tjera të botës.
  2. Në Tajlandë është e paligjshme që dikush të shkelë me këmbë paratë (le të shpresojmë se kjo vlen edhe për gjëra të tjera).
  3. Nëse keni gjel dhe doni të udhëtoni me të në një ballon, në Zelandën e Re nuk duhet ta bëni, përndryshe mund të keni probleme me policinë.
  4. Në Kanada është e detyrueshme që një në 5 këngë që luhen në radio, të jetë e një këngëtari kanadez.
  5. Shoferët në Nju Jork duhet të mendojnë 2 herë para se t’i bien burisë pa arsye, sepse kjo konsiderohet e paligjshme.
  6. Në Danimarkë, të gjitha mjetet që qarkullojnë në rrugë duhet t’i kenë dritat e ndezura gjatë gjithë ditës. Pa shiko, ky ligj më kujton diçka…
  7. Ju pëlqen të fishkëlleni? Në qytetin Petrolia, në Ontario të Kanadasë, mund ta bëni këtë deri në orën 11 të natës. Nga ora 11 e deri në orën 7 të mëngjesit, është e ndaluar.
  8. Në Çikago konsiderohet e paligjshme të hash në një shtëpi që ka marrë flakë. A thua se, në një shtëpi që digjet, ushqimi të ishte gjëja e parë që u vjen njerëzve në mendje!
  9. Në Kanada, është e ndaluar që çiftet të tregojnë afërsi në publik të dielën. Këtë ditë, ata e kanë pushim.
  10. Në Francë është e ndaluar që pronarët t’u vënë derrave të tyre emrin “Napoleon”.
  11. Në Kanada, është e paligjshme të vrasësh një njeri të sëmurë, duke e trembur. Shpresojmë të jetë e paligjshme të vriten njerëzit në përgjithësi.
  12. Në San Antonio të Teksasit, ndalohet flirti. Me sa duket, duhet shkuar drejt e në thela!
  13. Nëse një shofer me dosje penale të hapur do të hyjë në Uashington, ai duhet të ndalojë në kufijtë e qytetit dhe t’i telefonojë policisë, duke e lajmëruar se po hyn në qytet. Lind pyetja nëse ka telefonuar ndonjëri deri më sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *