Ne zakonisht flasim nëpërmjet rrjeteve sociale të  ndryshme, por sa kontroll kemi ne mbi teknologjine apo eshte teknologjia ajo qe ka kontroll mbi ne?! Në fakt është kjo e dyta se nëse ne duam të gjurmojmë dike ne e monitorojmë nëpër rrjete sociale përshembull ne insagram I kontrollojme storyt , followersat kë ndjek e kush i komenton! Plus kësaj ne kontrollojmë se çfarë bën me jetën e tij, ka jetë përrallore apo eshte fasade. Por ne kemi varësi se ketë e bëjmë vazhdimisht madje madje ne I hyjmë edhe nëpër rrjete të tjera që ato mund të kene. Gjurmimi teknologjik është shtuar së fundmi gjatë këtyre viteve të fundit , e specifikisht shërben për të lidhur botën njerëzit . Por në fakt ne jemi kthyer në qënie me Google search,  e kemi kokën në kërkim të informacioneve , e të asaj se çfarë postojnë të tjerët në jetën e tyre. Jeta reale s’është Facebook,  Instagram etje.  Se në botën reale ne nuk jemi perfekte , kemi disa kile tepër, kemi akne, kemi vetulla jo perfekte. Mund të kemi karakter egoist , ose një shpirt të bukùr . Kur ne faktikisht mund të studiojmë profilin e dikujt tjetër pasi s’është e vështirë të kuptosh karakterin e dikujt tjetër.  Se kuptohen por nëse ne na intereson dikush ne bëhemi Google search  i gjejmë pse jo dhe familjarët me kë shoqërohet. Ne bëhemi të varur nga teknologjia , realisht ne I ndeshim në autobuz në kafene . E nëpër evente të ndryshme ne chek-ojme vendet duke lidhur e krijuar miqesi të reja, çka na e ofron teknologjia. Por si çdo gjë e re edhe teknologjia ka anët pozitive dhe negative të saj se nëpër rrjete sociale bëhen ,  injorime, bullizime e ngacmime të ndryshme seksuale . Ne s’jemi të mbrojtur plotësisht se teknogjia është aq e domosdoshme po aq dhe e panevojme se na merr kohë nga jeta jonë. Duke postuar nga përditshmëria jonë se bëhet psikologjike e mbase duket edhe si nevojë fiziologjike saqë na duket sikur ne s’mbijetojmë pa të.  Po divorcet  që ndodhin për shkak të tradhtisë kibernetike nëpër rrjete sociale.  Xhelozia nëpërmjet partnerëve , sa ndikon? Realisht ndikon shumë pasi ka shumë raste të grindjeve në familje për shkak të sms ,apo ngacmimeve të ndryshme.  Mbase disa s’jane reale e disa po por gjithmonë ka raste për dyshime. Teknologjia është pozitive e na sjell benefite pozitive gjatë jetës sepse na shkurton distancën me të afërmit tani por largon kontakton fizik, të qeshurat me zemer dhe ndjesinë e dashurisë apo bota e ndjenjave si plotësimi i boshllëqeve shpirterore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *