Këngëtarja e njohur, Gjira Kajtazi është larguar prej vitesh nga muzika duke mos sjellë asnjë projekt të ri për fansat e saj.
Mirëpo, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, pasi së fundmi i ka dhënë mundësi fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.Pyetjet kanë qenë të shumta, por ajo që ka zgjuar më shumë kuriozitet ka qenë arsyeja se pse Gjira është shkëputur nga muzika.
Pse u ndave nga muzika?”, e ka pyetur ndjekësi/ja.“Sepse më ka tradhtuar”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se në muajin janar Gjira është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka ndarë një foto të dorës së bebushes, duke zbuluar gjithashtu edhe emrin e saj.“Përshëndetje botë! Kjo është super vajza ime, Lana Ibrahimaj. 29.01.2021, 10:40, 49 cm, 3,5 gr 🙂”, ka shkruar këngëtarja.