Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Liliana Shkodrani: ME POEZINE KAM NDERTUAR ATDHEUN TIM/ AUTOINTERVISTE

Më duhet të ndjekë gjuhën që vrapon drejtë qetësisë , po s’mund.Eshtë gjuhë e poezisë kjo në rastin tim .

Po!

Rasti im! 

Advertisement

Liliana Shkodrani Baçi, që ndiej nevojën e shpëtimit të fjalës nga vetja kërkojë të zgjidhë problemin që poezia ekziston vërtetë apo jo.

E kështu dialogojnë Liliana grua, nënë, bashkëshorte, mike,qytetare e punonjëse për të përballuar përditshmërinë shpesh të konsumuar në shpenzime të duhura e jo me Lilianën poete.

Arkitektojë kështu ndërtimin pyetje përgjigje si më poshtë.

-Liliana grua pyet Lilianën poete : – Përse shkruan poezi?

-Liliana poete përgjigjet : – Pse shkruaj nuk e di ende me qartësi, po që marrin pak kohë nga koha jonë kjo dihet. Nuk është e rëndësishme që të ken patjetër një kuptim, sepse shkruhen aq shpejtë sa mund të them që është një aktivitet spontan. Kur mendoj vitet e rinisë në fillimet e mia karshi një lexuesi të ri në moshë isha e pavetëdishme që të mendoja se poezia për mua ishte një domozdoshmëri.

Isha vetëm kurioze për t’iu afruar personave që kontribonin për kulturën. Më joshnin, ndaj zbavitesha me vargjet filozofike për të tërhequr vëmëndjen e tyre e kjo vërtetë ndodhi me miqtë poet të asaj kohe.

Po pak nga pak , më e rritur , pashë qartë që brënda meje rritej bindja që pyetjet më të rëndësishme ishin të tjerat, si psh jeta , vdekja, e, e gjithë kjo përmes të keqes së të jetuarit që e solli më shume me vehte emigracioni në Itali në vitin 1998.

Pyetjet vinin vetvetiu për gjithshka , për marrëdhëniet njerëzore shpeshë të vështira që jo domozdoshmërisht më përkisnin mua po dhe kë kisha e shihja rreth meje , e kështu pas një vëmëndje të spikatur ardhur kjo nga karakteri kurioz dhe i ndjeshëm nxirrja konkluzione spontane e nuk e di si i lidhja me intuitën filozofike në vargje.

-Liliana grua : – Kush të rri pranë , me kë bashkëndanë emocionet që di t’i furnizojë poezia?

Liliana poete : – Im’shoq . Ai e vetëm ai që me durim më suporton që prej disa dhjetëvjeçarësh si bashkëshorte , si poete e që më bën të ndihem në gjithë humanitetin e tij protagonistia kryesore, ashtu siç dua të ndihem.Po është i ashpër në kritikë e para se ti dorëzoj një shkrim më duhet ta revizionojë vet sikur të jem përpara një provimi.Kjo më bën edhe të ndihem më se normale sepse ka një shpirt aq human në përditshmërinë tonë që besojë se i ka bërë shumë mirë shpirtit tonë të përbashkët në vite.Ndaj ndihem mirë në duart e tij e ndihem me të vërtetë grua.

-Liliana grua pyet akoma Lilianën poete : – Në poezitë e tua shihet qartë një forcë shprehëse dhe ironike , dhe direkte , herë e dashur, herë e ashpër. Si e spiegoni këtë kolovajse në tematikat tuaja?

-Liliana poete : – Sepse poezia ime është dëshmitare e pazotësisë sime për të ndarë jetën e jetuar nga ajo e shkruar .Ndoshta është dobësi ,ndoshta mrekulli o ndoshta banalitet, ose ndoshta për të arritur majat e poezisë po më beso Liliana,e gjithë kjo më vjen nga eksperiencat e jetës, nga privimi i të drejtave shpeshë edhe të atyre me elementaret që siç thashë emigracioni di si t’i furnizojë.Po shkruaj edhe për dashurinë rinore timen e të bukurosheve sot, për vdekjen , për gjëndjen shpirtërore kur e kam për tokë.I shkruaj, i trasformojë në dëshira në ëndra në ngjyra lloj lloj, në lot në zëra e kështu më duket sikur poezia është vërtetë kundër ofezave që na sjellë jeta me gjithë banalitet e pashmangshme të saj.Vërtetë që poezia më është një strehëz e mrekullueshme.

-Liliana grua : –  Në poezinë tuaj siç ka shkruar dhe poeti Petrit Ruka vjen lirshëm gjithë universi grua me vërtetësinë komplete shkruar nga një grua, përse sipas teje ndodhë kjo?

Liliana poete :- Po e vërtetë! Sepse flasë shpeshë me shpirtin , me ç’do të keqe që më thumbon në gjak po edhe se kam nje marrëdhënie shumë neto me të vërtetën. Nuk përqëndrohet shpesë poezia ime në mënyrë të theksuar me temat e mëdha .Jam shumë e vogël përpara të mëdhenjeve poet Shqiptarë të së kaluarës sidomos.

-Liliana grua : –  A meqë jemi këtu,ç’farë mendoni për poezinë në Shqipëri, për poetët shqiptarë sot?

Liliana poete thotë këtë që mendon prej kohësh nga këqyrja e ndiekja e asaj sa kam mundësi të ndjekë , se poezia shqiptare e sotmja nuk ka arritur ende nivelin mesatar.Eshtë e mbyllur në vetpëlqim , në një siguri të bindur aq sa secili mendon : “Jam poeti më i mirë”. Kjo është aq e dëmshme sidomos për dy faktorë.

a-) sepse poetët me emër ose famozë për aq sa mund të japi famë poezia janë në krizë e nuk e pranojnë.Vuajnë për këtë fenomen që ndiejnë e shohin po nuk i lënë vëndin të tjerëve e sidomos nuk janë akoma të gatshëm t’i hapin udhën të rinjve.

I karakterizon indiferentizmni e nuk bëjnë asgjë për të përmisuar situatën, po duke vepruar kështu nuk do e përmirësojnë poezinë , përkundarazi… unë për këtë nuk jam e qetë.

Dhe faktori i dytë : b-) Duke parë dhe jashtë kufijve tanë,vëndet në rradhën e parë të poezisë janë të pakta e të limituara ndaj shumë hynë përmes koridorësh që keqësojnë situatën poetike e dhe atë letrare.

-Liliana grua : – Ti përdorë formën e vargut të lirë më shpeshë.C’farë diferencash bëjnë për ty karshi saj rima, sonetet, vargu tetë rrokësh ose njëmbëdhjetërrokësh?

-Liliana poete  : – Ndihem e realizuar në vargun e lirë sepse në këtë formë ndjekë mendimin,ndërsa rima që e përdorë mendojë që muzika që i formon vendosë edhe për mua.

-Pyetja e fundit Liliana :- Për ty siç e theksove të shkruash poezi është një kënaqësi.Po kur provon e të vjen vargu e s’ke mundësi ta shkruash kërkon t’i mbashë mënd vargjet? 

Liliana poete: : – Jo! Të shkruash poezi është një proçes i lidhur me vetëdijen me brendësinë.Shpesh është e pëlqyeshme ajo që provon po si mbaj mënd se më lindin si surprizë e po mos e shkruaj menjëherë humbin.Nuk është shumë largë nga ëndrrat e natës , aty ku lindin vargjet më të bukura që shpesh m’i rrëmbejnë orët e gjumit po nuk e konsiderojë sakrificë sepse 

ME POEZINE KAM NDERTUAR ATDHEUN TIM.MADJE KAM FORMUAR SHTETIN TIM TE GJUHES SEPSE REALITETI FATKEQESISHT ESHTE NE DISPOZICIONIN TONE.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Remi vazhdon të jetë produktiv, i keni parë projektet e reja?

Next Post

U pajtuan disa ditë më parë...Noizy dhe Stresi rrëfejnë fundin e inateve...!

Advertisement