Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

LAMTUMIRË BACA MURAT JASHARI! Shkruan: Fadil Shyti



Lamtumirë, besniku pathyeshëm i idealit të RIBASHKIMIT KOMBËTAR!Luftëtar, i devotshëm i UÇK-së.Vëllai besnik i Ismet Jasharit,-Komandant, “Kumanova”.Komandantin sypatrembur të UÇK-së nê vijën e parë të frontit, na e vrau Serbia Fashiste, ndërsa Ty o bacok i dashur, të syrgjynosi, tē burgosi dhe të vrau Tradhëtia Serbo Serviliste.
-Ty, o besniku i Lirisë, Barazisë, Drejtësisë, nuk u pajtove kurrë, kudo dhe kurdoherë, me turpet dhe krimet e reaksionarëve, të brendshëm e të jashtëm, me lëshimet që I bënin përballë armiqve të sahanlëpirsëve politikanê-sharlatanëve “kosovarë” të titistëve-renegatëve, të historisë së viteve zezona të robërisë nën rregjimet serbo-jugosllave dhe pasardhësve politikë të tyre që, në paqen e përgjakur të pas LÇ-re, në Konferencat eu-atl, popullit dhe atdheut ia bën aq shpesh me të pabesë, kur ata shkretanë të verbuar pas pushtetit, jo të vendosur për fitoret e shtetit, putheshin me çetnikët demonë-kratë, duke i sjellë aq shumë prapakthime politike, ushtarake, ekonomike, sociale, popullit dhe atdheut.
-Prandaj, Ty o burrë Shqipërie duke qenë ndër të parët atdhetarë, që i kuptove thellësisht dhe gjersisht dredhitë e tyre. Jo! Nuk lejove ta shijosh bukën me turpe, vendose që, LÇ-ta vazhdosh gjer në fitore; i demaskove pamëshirë me “Letrat e Shenjta” me “Luftën e pambaruar”,-e të tjera shkrime, vepra këto me vlera të larta argumetuese, për titistët dhe LPN-istêt, dhe “Prontistët”,-tejet sfiduese.Tradhëtinë titiste e luftove dhe në log të mejdanit, qëndrove si burrat e moteve të mëdha flakë për flakë-siç do të thoshin rilindasit tanë dikur:

“Me pushkë e penë,
Për mëmēdhenë,
As për mua, as për tynë,
Po, për gjithë Shqipërinē”

       
Jam krenar, që të pata shok e vëlla ideali!Ty, heroi im dhe i kombit do të jeshë PËRJETËSISHT!Jam i trishtuar, për vdekjen tënde vetëm fizike, Shqipëria Etnike e humbi një atdhetar, një mësues dhe luftëtar sypatrembur!
-Ty, për më tepër se dyzetë vite që hyre në beteja të rrugës së lirisë, qëndrove vertikal, krenar si Shqipo Shqiptar, në këto udhëkryqe tê historisë, Shqipëria e fitoi dhe një hero të së VËRTETËS, dishepull i papërkulur nê mërgim dhe në burgje, përballë stuhive të jetës.
Ngushëllime familjes, farefisit, shokëve dhe shoqeve të idealit!
Ngushëllime Shqipëri Etnike!Lavdi “Avni Rustemit” së Orizares së Kumanovës Heroike, Murat Jasharit!3 Mars, 2021

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Reperi shqiptar sjell një projekt të veçantë

Next Post

Ju prezantojmë fotografen kosovare në Zvicër Kristina Gashi, që sjell foto artistike

Advertisement