Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Uran Krasniqi vjen me librin me poezi “Lule mes ndërtimesh të egra”

“Lule mes ndërtimesh të egra”, është tituli i librit me poezi të botuar nga gazetari Uran Krasniqi.
Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë.
Krasniqi ka thënë se libri është i përbërë nga dy cikle me nga pesëdhjetë poezi, që do të thotë i ka gjithsejt njëqind poezi. “Për vlerën e krijimtarisë sime s’më takon të flasë mua, le ta vlerësojnë ata që do ta lexojnë. Di vetëm një gjë; janë krijimet e mia, të cilat reflektojnë veç ndjenjen dhe mendjen time”, ka thënë ai.
Redaktori i librit Halil Matoshi ka thënë se fjala poetike e Uran Krasniqit, e bukur për të qenë e ashpër dhe po aq e befasishme, për të qenë shpatë. “Shpatë goje. Për vargjet e tij, nisa të interesohem pasi e lexova poezinë “Kartolinë urimi Peter Handkes”. Në këtë poezi autori nuk mallkon, por, përmes imazheve nga lufta e Kosovës, krijon panoramën e një kinse-urimi për nobelistin Handke, përmes të cilës, i flet ndërgjegjes së botës. Pamje të vuajtjes njerëzore, të sublimuara te fëmija i masakruar me biberon në gojë, Valmir Deliu, ikonë e luftës së Kosovës. Por, e përbashkëta e poezive tubë në këtë libër, është trishtimi, madje edhe kur autori shkruan për dashurinë, të cilën e realizon në shkrimin, si një univers paralel. Krasniqi, edhe nëse nuk i arrin majat poetike, ai po që është unik si për nga verbi poetik si për diskurs. Te poezia “Mount Everest”, p.sh. autori e di saktë se ideja e pushtimit të Majave më të larta bëhet me manifest estetik, si e vetmja mënyrë për ta mbijetuar – pra duke mos e provuar pushtimin e Everestit real. Impresionuese poezia “Turkesha” përmes të cilës poeti arrin ta skicojë portretin e vajzës që nuk i shqet nga mendja mu sikur historia e Mesjetës, nga e cila nuk mund të dalin ballkanasit!?”, ka vlerësuar Matoshi.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ardi, i vogli që ishte kudo në mediat e huaja dhe vendore ka mbushur 8 vjeç

Next Post

Albana Qato: Rikthimi im i bukur në muzikë

Advertisement