Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I këndoj traditave, natyrës dhe hijeshisë Mirditore…!

Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur gjë që shprehet edhe në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzëreshe e deri tek shumëzëreshi. Muzika popullore shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit.  Kjo rrymë muzikore edhe sot po vazhdon të jetë ndër të preferuarat në trevat shqiptare. Zëri më i dëgjuar deri tani, mund të konsiderohet ai  i këngëtarit Kastriot Kola i cili  ka mbi 30 vite që këndon në skenë dhe brumin këngëve të tij e e merr nga folklori. Karrierën në muzikë ai e ka nisur qënë moshen 5-vjeçare duke u frymëzuar nga i ati i cili gjatë gjithë jetës ka luajtur në vegla frymore si fyell, bilbil dhe kavall.
Ai  është rritur artistikisht në Pallatin e Kulturës Rrëshen nga ku u perzgjodh si solist shumë i talentuar  me këngën e Zefit të  Vogël. Rrësheni e ka “detyruar” të kthehet 3 herë  në skenë artistin e këngëve epike dhe lirike. Një detaj interesant vlen opër t’u prmenduar është se Kastrioti është edhe pjesë e forcave të rendit dhe ka premtuar që do jetë gjithnjë në shërbim të vendit të tij. Dy drejtime te kundërta nga njëri-tjetri nuk e kanë penguar apo vështirësuar aspak punën e tij. Një marrdhenie e jashtëzakonshme ai ka edhe më njerëzit ku jeton edhe pëlqejnë artin e tij. E vlerësojnë për përkushtimin dhe vullnetin që ka për të punuar. Ai i kendon traditave, natyrës dhe femrave të bukura mirditore. 




-Kastriot përshëndetje, nëse do ishe përpara një jurie muzikore, si do ishe prezantuar?
-Unë kam vite që jam pjesë e skenës dhe për më tepër se 30 vjet kam kënduar kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj, Amerikë e Europë! Kam lindur në Mirëditë dhe prej shumë vitesh gjithashtu jam punonjës policie në Lezhë ku edhe jetoj me familjen. Muzika është pasion im i hershëm sepse vij edhe nga nje familje me baza muzikore, babai im ishte nje instrumentist i shkëlqyer, luante fyellin. Unë jam rritur me muzikë në famije prandaj dhe muzika u bë pjesë e imja e pandashme! Kam fituar mbi 40 çmime në festivale e konkurse muzikore popullore e folklorike ndër vite dhe kjo më ka bërë që të vazhdoj edhe më tej. Kendoj ne dasma e gezime famijare prej vitesh dhe jam pjese e familjeve shqiptare në gezimet e tyre. Kendoj muziken popullore e taban kam folklorin. Punoj neper dasma me shume kolege por me ate afertin kam Pavlin Kolen me te cilin kam dhe bashkepunime ne muzike.
-Nëpër youtube apo kudo ku këndon të shoqëron edhe një emër tjetër Milici, ka ndonjë histori të veçantë ky emër?
-Ky mbiemër Milici ka ngel pasi i pari i fisit tim në Kosovë u bë drejtues i lartë në polici,po ishin nën regjimin serb, dhe policit ata i thonë milic. Ai nuk pranonte t’i nënshtrohej urdhrave te komandës serbe kundër Kosovës dhe e vranë serbët,pastaj kur u mor vesh nga Kosova dhe kur shkuan me pi kafe ngushëllime thonin “po shkojmë te ai Milici, jo polici” Kjo është historia e emrit Milici, histori e vërtetë dhe e veçantë.
-Nëpër cilën rrugë i ke hedhur hapat në muzikë?
-30 vjet në skenë janë tre dekada art, i ke arritur të gjitha synimet profesionale?
-Njeriu gjithmone eshte ne kerkim per me te miren dhe une ashtu jam, por mund te them qe 30 vjet ne skene nuk jane pak. Jane nje jete me dashuri per muziken.  Recitali im “30 vjet në skenë me ju” pati nje sukses te madh dhe kjo u realizua vetem ne saje te bashkepunimit me Bashkine Mirdite me kryetar Ndrec Deda, Qendra kulturore Mirditë me drejtor Gjergj Marku, Ansambli Mirdita Mjeshter i Madh, ku edhe jam solist, prezantues Llesh Nikolla e në fund mirënjohje nga Këshilli Bashkiak! Kane qene emocione te papershkrueshme qe do mbeten gjate ne memorie.


-Kastriot, emocionet të japin nxitje për të kënduar apo kënga të jep emocion?
-Mendoj se është lidhje e ndërsjellë, dhe marrin nga njera tjetra.
– Të jesh artist çdo të thotë për ju? 
– Të jesh artist për mua nuk është thjesht të hipësh në skenë dhe të këndosh. Duhet të jesh i kompletuar si njeri, i thjesht, i dashur dhe me një zemër të madhe.
-A ka rregulla të caktuara për të pasur sukses në art?
-Ka nevojë për shumë punë, përkushtim dhe shumë talent sigurisht. Talentin o e ke o se ke dhe nëse e ke e përmirëson, bëhesh dikushi në jetë në atë që ti do më shumë, artin.
-Këngët e mira janë në dorën e këngëtarit apo të kompozitorëve?
-Mendoj se të dy kanë përgjegjësinë dhë peshën e tyre, kompozitori duhet të kuptojë se çfarë kërkon këngëtari në atë studio ndërsa këngëtari duhet të bëjë maksimumin për të nxjerrë në pah punën e kompozitorit dhe t’a përcjellë tek publiku. 
– Në një dhomë të mbushur me art, çfarë do të ta tërhiqte syrin?
-Instrumentat që dua më shumë, çiftelinë dhe sharkinë!
– Ambiciet më të mëdha i kë të fokusuara në… 
– Çdo këngëtar ka stilin e vetë në të kënduar.  Tregu është i madh shijet e dëgjuesve janë të shumta, në fund të fundit është spektatori, që të vlerëson se kush je, dhe sa i “famshëm” je. Mua nuk më mban muzika dhe as e bëj për famë. Unë kam miqtë, shokët, fansat e mi që më pëlqejnë ky që jam dhe nuk do ndaloj, sa të kem frymën do këndoj. Muziken e kam pasionin ëndrrën time që më mban gjithmonë të ri.
-Si e gjen kohën për t’u marrë edhe me muzikë ddhe me punën që bën në polici?
-Edhe pse jam shumë i zënë me punë, kohën për muzikën e kam gjetur gjithmonë. Mendoj se nese e do dicka gjen gjithmone kohe dhe ia arrin!
-Pa cilat gjëra nuk do jetoje dot?
– Për mua kryesore është familja. Dua që dhe njerëzit miqtë shokët të afërmit që më rrethoje ti shoh më mirë se veten të qeshur. Përcjell vetëm energji pozitive kjo më bën të ndihem mirë.
-Planet në vazhdim?
-Ne fillim do uroja qe te dilnim sa me shpejt nga kjo gjendje, te kendojme perseri dhe te jemi te gjithe mire me shendet! Me pas do vijojme me projektet qe kemi ne dore!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kënga,letërsia dhe arti i bashkon kombet! Nga Jahe Fida

Next Post

E bukura në duart e Merita Merjës

Advertisement